Politikë

"Kriminel, o mafia..."/ Kryeministri Rama qëllohet me vezë nga protestuesit në Nju Jork: Gjithë Shqipëria të urren

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, protestuesit dëgjohen duke bërë thirrje kundër tij, ndërsa në drejtim të kryeministrit hidhen edhe vezë.

zh.ll
"Kriminel, o mafia..."/ Kryeministri Rama qëllohet me vezë
edi rama ne new york-pamje nga momenti

SHBA- Kryeministri Edi Rama është përballur me një protestë nga një grup shqiptarësh gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, protestuesit dëgjohen duke bërë thirrje kundër tij, ndërsa në drejtim të kryeministrit hidhen edhe vezë.

Siç shihet edhe në pamje, në atë moment Rama shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla. Ndërkohë, në sfond dëgjohen protestuesit duke bërë thirrje kundër kryeministrit, mes tyre: “Edi Rama kriminel, gjithë Shqipëria të urren” dhe “O mafioz”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Rama ndodhet në Neë York për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku më 25 shtator pritet të mbajë fjalimin e tij. Protesta ishte paralajmëruar një ditë më parë edhe nga Tirana, ku aktivisti Arben Kola u kishte bërë thirrje shqiptarëve në SHBA të protestonin gjatë vizitës së kryeministrit./ZËRI

Poll

MOS HUMB