Politikë

KAS: KQZ s’duhet të kishte lejuar takimin e Ramës me punonjësit e Bashkisë Tiranë

Sipas vendimit të KAS, takimi i datës më 20 shkurt, i kreut të qeverisë duhet që të ishte ndaluar nga Komisioni Qendoror i Zgjedhjeve.

k.m.
KAS: KQZ s’duhet të kishte lejuar takimin e Ramës me
Mbledhja e KAS

TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka dalë në përfundimin se takimi i kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë Tiranë duhet të ishte ndaluar. Sipas vendimit të KAS, takimi i datës më 20 shkurt, i kreut të qeverisë duhet që të ishte ndaluar nga Komisioni Qendoror i Zgjedhjeve.

Ledio Braho: Duke qenë se aktiviteti i zhvilluar në datën 20.2.2025 në sheshin Skënderbej është i ndryshëm nga ai që është raportuar në faqe e KQZ, vendosi vendimin e KQZ. Kundër këtij vendimi mund të bëhet vendim në Administrative.

Rendi i ditës:

1. Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr. 3, depozituar nga qendra “Qnedresa Qytetare” me objekt “Shfuqizimi i Vendimit nr. 129, datë 20.02.2025, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Vendosja e sanksionit administrativ ndaj personit përgjegjës për raportimin ne Kryeministri. Vendosja e sanksionit administrativ ndaj Kryeministrit”.

Vendimi u mor pas ankimimit të Qëndresës Qytetare. Kjo e fundit i kishte kërkuar reagim nga kryekomisioni Ilirjan Celibashi, që ta ndalonte mbajtjen e takimit të kryeministrit Rama, disa ditë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Por pas marrjes së ankesës, Celibashi e cilësoi takimin si komform ligjit.

Në këto kushte, Qëndresa Qytetare bërë ankimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve. Në kërkesën e saj, Qëndresa Qytetare argumenton se aktiviteti duhet të ishte raportuar në KQZ, pasi zhvillohet brenda periudhës 4-mujore të përcaktuar nga Kodi Zgjedhor për raportimin e veprimtarive publike të qeverisë.

Tashmë që KAS ka dalë me një vendim, ankimimi mund të bëhet vetëm në Gjykatën Administrative./ZËRI

Poll

MOS HUMB