Politikë

"Kërkesa e SPAK, ndryshe nga të tjerat"/ Manja prezaton raportin: Narrativa për prishje të provave, Balluku s’ka më funksione

Manja u shpreh se narrativa e SPAK se Balluku mund të prishë provat apo të arratiset është hipotetike, pasi ajo tashmë është shkarkuar nga funksionet e saj dhe është vetëm deputete.

zh.ll
"Kërkesa e SPAK, ndryshe nga të tjerat"/ Manja prezaton
ulsi manja

TIRANË- Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të PS, ku Ulsi Manja po prezanton raportin për kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Manja u shpreh se narrativa e SPAK se Balluku mund të prishë provat apo të arratiset është hipotetike, pasi ajo tashmë është shkarkuar nga funksionet e saj dhe është vetëm deputete.

“Dorëzojmë sot raportin e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut. Falënderoj kolegët e mi në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve për trajtimin me seriozitet të kësaj çështjeje. Kemi diskutuar për relacionin dhe pretendimet e palëve në Këshill dhe kemi arritur të dakordësohemi për këtë raport. Sot që po diskutojmë këtë raport, ka ndodhur një realitet i ri. Jemi përpara një realiteti të ri institucional. Deputetja Balluku nuk ushtron më funksione në Këshillin e Ministrave. Për pasojë, masa e pezullimit nga detyra nuk prodhon më asnjë pasojë juridike reale. Edhe narrativa e SPAK, mbi të cilën është ndërtuar kërkesa, si “rreziku i prishjes së provave” apo arratisja, mbetet hipotetike. Kemi parë përpjekje për ta zhvendosur këtë çështje në një tribunal mediatik. Ndaj është e domosdoshme që ne, si shumicë parlamentare, të flasim qartë, të ndajmë politikën nga drejtësia dhe zhurmën nga faktet. Të nderuar kolegë, kërkesa e SPAK në fakt, në rastin e Ballukut, ndryshon nga kërkesat e tjera që kanë ardhur në Kuvendin e Shqipërisë për marrjen e autorizimit për heqje lirie apo kontroll banese, pasi nuk është kërkesë për masë sigurimi për herë të parë. Kuvendit i kërkohet të zëvendësojë një masë sigurimi personal, efektet e të cilit janë në fuqi, siç është ndalimi i daljes jashtë vendit, me një masë sigurimi më të rëndë, atë të arrestit, për një vepër penale që SPAK po heton që nga gushti i vitit 2024.”, tha ai.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB