Politikë

Këshilli Bashkiak, pa praninë e Erion Veliajt, miraton Buxhetin 2026 për Tiranën, PD: S’ka legjitimitet!

Mbledhja u zhvillua pa praninë e kryebashkiakut Erion Veliaj edhe pse ky i fundit kishte kërkuar të ishte i pranishëm në konsultimin dhe miratimin e buxhetit 2026.

F.I
Këshilli Bashkiak, pa praninë e Erion Veliajt, miraton Buxhetin 2026
Erion Veliaj

TIRANË-Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar në mbledhje projektbuxhetin 400 milionë euro për vitin 2026 për qytetarët e kryeqytetit. Mbledhja u zhvillua pa praninë e kryebashkiakut Erion Veliaj edhe pse ky i fundit kishte kërkuar të ishte i pranishëm në konsultimin dhe miratimin e buxhetit 2026.

Edhe Këshilli Bashkiak kërkoi nga SPAK, që kryebashkiaku Veliaj të ishte pjesë në mbledhje, por në përgjigje Prokuroria agumentoi se nuk përmbushen kriteret ligjore. Sipas SPAK Veliaj, si i paraburgosur ka të drejtën të përfitojë leje të veçantë në rast të sëmundjeve të rënda, të cilat rrezikojnë jetën e anëtarëve të familjes, të vërtetuar me raport mjekësor, ose të ngjarjeve të rëndësishme familjare, si vdekje, lindje ose martesa, si dhe në rastet e dhënies së provimeve të vetë të dënuarit.

Ndërkohë, 29 amendamentet e opozitës nuk u hodhën fare në votim, ndërkohë që Partia Demokratike hodhi dyshime për legjitimitetin e këtij procesi.

“A e ka Ristani kompetencën për të firmosur, duke mos qenë kryetare e zgjedhur por e urdhëruar?”, pyeti Ilir Alimehmeti.

“Kemi për detyrë ta dorëzojmë. Çështjet mund të jenë të drejta, por s’jam autoriteti i duhur ta jap përgjigjen. Do ishte shkelje nëse nuk e dorëzoja një draft”, iu përgjigj Anuela Ristani.

Poll

MOS HUMB