Politikë

Pas mbledhjes së Këshillit, Berisha thërret aleatët në selinë blu, ja kur do të mbahet takimi

Arsyet nuk janë bërë të ditura, ndërsa vlen të theksohet se ky takim vjen një pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku protesta e 22 dhjetorit ishte në fokus të diskutimeve. 

zh.ll
Pas mbledhjes së Këshillit, Berisha thërret aleatët në
partia demokratike

TIRANË- Kreydemokrati Sali Berisha ka thirrur aleatët e PD-së në një takim që pritet të mbahet ditën e nesërme, në orën 10:00. Arsyet nuk janë bërë të ditura, ndërsa vlen të theksohet se ky takim vjen një pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku protesta e 22 dhjetorit ishte në fokus të diskutimeve. 

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së u zhvillua të mërkurën, ku mësohet se ka pasur debate edhe tension. Ndërkohë në fjalën e tij, kreu i PD Sali Berisha kërkoi angazhim në takime intensive me qytetarët dhe se agjenda e demokratëve do të jetë vetëm protesta, brenda dhe jashtë vendit dhe rrëzimi i qeverisë Rama.

Në fund të mbledhjes u vendos që ndryshe nga herët e tjera të ngrihen disa grupe pune që do të merren me mobilizimin e strukturave dhe qytetarëve për protestën e së hënës. Ndërsa tani, mbetet për t'u parë se cilat do të jenë diskutimet apo vendimet në mbledhjen me aleatët./ZËRI

Poll

MOS HUMB