Politikë

Kodi i ri Penal/ Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë më arrest me burg

Rama u shpreh se nëse gjykata kopjon argumentet e prokurorit, vendimi bëhet i pavlefshëm dhe lind përgjegjësia disiplinore e gjykatësit.

F.I
Kodi i ri Penal/ Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama prezantoi ndryshimet e propozuara për masat e sigurisë në Kodin e Procedurës Penale. Rama njoftoi se masa e 'arrestit me burg' duhet të jetë e fundit dhe gjykatat të vlerësojnë masat më të buta. Kreu i qeverisë deklaroi se për veprat me dënim maksimal nën 5 vjet, nuk do të caktohet më masa 'arrest me burg'. Rama u shpreh gjithashtu se nëse gjykata kopjon argumentet e prokurorit, vendimi bëhet i pavlefshëm dhe lind përgjegjësia disiplinore e gjykatësit.

Edi Rama: Procesi penal duhet të nisë nga zona e lirisë dhe jo nga burgu si zanafillë. Gjykata duhet të nisë nga liria, të shqyrtojë masat më të buta, të vlerësojë arrestin në shtëpi dhe të arrijë te burgu vetëm kur çdo alternativë tjetër është e pamjaftueshme. Për veprat me dënim maksimal nën 5 vjet, nuk do të caktohet më arrest me burg. As heshtja e personit, as mospranimi i akuzës s’do të përdoren më si provë rrezikshmërie. Rreziku duhet të jetë konkret. Gjykata duhet të bëjë vlerësimin e pavarur dhe, nëse kopjon argumentet e prokurorit, vendimi bëhet i pavlefshëm dhe lind përgjegjësia disiplinore e gjykatësit. Sa herë caktohet arrestimi, gjykata duhet të vlerësojë edhe garancinë pasurore. Prokurori duhet t’i raportojë gjykatës nëse arsyet e masës vazhdojnë të ekzistojnë dhe t’i argumentojë ato.

Poll

MOS HUMB