
TIRANË- Pas tensioneve për numërimin e votave të diasporës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të plotësojë kërkesën e Partisë Demokratike dhe të ndalojë numërimin e votave nga Greqia. Përmes një deklarate, KQZ nënvizon se ky vendimin është marrë për të zhbllokuar procesin dhe të vijojë numërimi i votave të tjera të diasporës. Gjatë ditës së nesërme pritet të merret një tjetër vendim se çfarë do të ndodhë me votat që kanë mbërritur nga Greqia.

PD kërkoi që të numërohen votat për Korçën, por jo ato të mbërritura nga Greqia duke hedhur akuza për manipulim votash. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shkoi gjithashtu në Korçë pas tensioneve mes PD dhe PS për votat e diasporës./ZËRI