Politikë

Kritika për menaxhimin e zjarreve/ Rama citon ChatGPT: Ruhuni nga “piromanët verbalë” që ndezin zjarr me fjalë

Kreu i qeverisë i është referua ChatGPT për të shpjeguar konceptin e piromanisë si një çrregullim i kontrollit të impulseve.

l.k
Kritika për menaxhimin e zjarreve/ Rama citon ChatGPT: Ruhuni nga
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama ka zgedhur sërish t’ju përgjigjet kritikave për menaxhimin e situatës së zjarreve në vend nga qeveria.

Në reagimin e tij, Rama është fokusuar tek situata e zjarreve në vendet fqinje, duke theksuar se edhe pse kanë mjetet e nevojshme për shuarjen e zjarreve, prapë situata ka dalë jashtë kontrollit.

Kreu i qeverisë i është referua ChatGPT për të shpjeguar konceptin e piromanisë si një çrregullim i kontrollit të impulseve.

Ndër të tjera Rama kundërshatërt e tij i ka quajtur “piromanë verbalë”, që sipas përgjigjes së tij bazuar në ChatGPT, janë individë që shfaqin prirje të vazhdueshme për krijuar tension dhe konflikt.

Rama u bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes nga kjo kategori njerëzish, që Rama i quan “piromanë verbalë”.

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

RUHUNI NGA PIROMANET VERBALE

Kjo video është një moment tragjik i këtyre ditëve nga përballja e vendit fqinj me zjarret

Po e postoj për të gjithë ata që flasin nga urrejtja e pashërueshme apo edhe nga sekëlldia e mirëkuptueshme për avionë e për roje pylli, sepse ky vendi fqinj ka 77 avionë zjarrfikës e një histori të gjatë lufte me zjarret, por lufta me zjarret në kushtet e ndryshimit të klimës është sot ku e ku më e komplikuar se sa duket, kur do të fajësosh qeverinë dhe bërtet pse s’ka avionë.

Nderkohe sipas ChatGPT:

Në terma mjekësorë, piromania (zjarrvënia) është një çrregullim i kontrollit të impulseve, ku personi ndien një shtysë të fortë për të ndezur zjarre dhe përjeton një ndjenjë kënaqësie ose çlirimi pas këtij veprimi. Një piroman është një person që, me dashje dhe shpesh për kënaqësi ose impulse personale, i vë zjarr ndërtesave, pyjeve, automjeteve apo pronave të tjera. Në shumicën e vendeve piromania trajtohet si një çrregullim psikologjik që shpesh kërkon trajtim, por edhe si një krim që ndëshkohet rëndë nga ligji.

E pyetur per piromaninë verbale ChatGBT shpjegon:

Piromani verbal është një individ që shfaq prirje sistematike për të gjeneruar tension, konflikt ose polarizim shoqëror përmes gjuhës së folur apo të shkruar, shpesh me qëllim përfitimi politik, mediatik ose personal. Ai përdor deklarata të ngarkuara emocionalisht, insinuata, dhe narrativa konspirative si “stimulus ndezës”, duke synuar të shkaktojë reaksione të forta në publik. Ky fenomen mund të shihet si një variant metaforik i piromanisë klasike, ku objekti i shkatërrimit nuk është materiali fizik, por kapitali social dhe besimi publik. Në rastin specifik të akuzave për zjarret, piromani verbal instrumentalizon fatkeqësitë natyrore si “material djegës” diskursiv, duke krijuar një klimë mosbesimi dhe histerie kolektive, pavarësisht mungesës së provave faktike.

Ruhuni nga piromanët verbalë të këtij vendi, humbësa kronikë që nuk kanë asgjë më për të humbur.

Ky nuk është reagimi i parë, pasi para pak ditësh kryeministri përmes një videoje sqaroi dhe një herë qytetarët dhe kritikuesit se çështja e zjarreve nuk është thjesht një çështje për të blerë avionë, por një situatë më komplekse që po e përjeton vendi jonë por jo vetëm, edhe shtete të tjera në Evropë që pavarësisht flotës ajrore dhe mjeteve të përshtatshme për shuarjen e vatrave të zjarrit situata po iu del jashtë kontrollit./ ZËRI/

Poll

MOS HUMB