Politikë

Opozita bojkton seancën, Kuvendi miraton amnistinë penale me 84 vota pro, i pranishëm edhe Rama

Në sallë ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili është bashkuar gjatë votimit në seancë.

zh.ll

Opozita bojkton seancën, Kuvendi miraton amnistinë penale me 84 vota

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend është rikthyer në punime pas një ndërprerjeje disaorëshe gjatë ditës, ku në vijim është diskutuar dhe votuar projektligji për amnistinë penale.

Kuvendi ka miratuar nismën me 84 vota pro, duke hapur rrugën për lirimin e menjëhershëm të 466 personave, mes tyre 11 gra dhe 1 i mitur. Gjithashtu, parashikohet ulja e dënimit për 869 të dënuar, përfshirë 8 gra dhe 8 të mitur.

Në sallë ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili është bashkuar gjatë votimit në seancë. Ndërkohë që në seancë kanë munguar deputetët e Partisë Demokratike, ndërsa të pranishëm kanë qenë vetëm përfaqësues të Lëvizjes Bashkë dhe Partisë Mundësia.

Poll

MOS HUMB