TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot për seancë plenare, ku në rend dite është parashikuar zhvillimi i pesë interpelancave të thirrura nga Partia Demokratike.
Opozita ka kërkuar sqarime nga ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj për administrimin 102 kontejnerëve me mbetje toksike që ndodhen në periferi të qytetit të Durrësit. Interpelancë është kërkuar dhe me ministrin e Brendshëm, post që tashmë i përket Ervin Demos, të cilit PD i kërkon shpjegime për pretendimet se Policia e Shtetit ka përdorur forcë në arrestimin e qytetarëve gjatë protestave.
Po ashtu interpelancë është kërkuar edhe me ministren e Arsimit Mirela Kumbaro, ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi dhe atë të Shëndetësisë Klodiana Spahiu.
Një nga pikat që pritet të hapë debat mes palëve është darfti i PS për pagat e magjistratëve. Drafti i cili do të votohet sot parashikon një rritje me rreth 8500 lekë për rrogën referuese të magjistratëve, ndërkohë që pretendimi i tyre, i miratuar edhe nga KLGJ e KLP, është 9-fish më i lartë, rreth 80 mijë lekë më e lartë. Por, magjistratët thonë se drafti është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese./ZËRI