TIRANË-Në Kuvendin e Shqipërisë do të votohen raportet e Partisë Demokratik dhe asaj Socialiste lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Por kjo e fundit nuk ka paraqitur kërkesën për të marrë të drejtën e fjalës, ashtu siç ishte parashikuar në rendin e ditës.
Kuvendi bëri me dije se para prezantimit të dy raporteve të përgatitur nga PD dhe PS në Këshillin e Mandateve, do të shprehej deputetja Belinda Balluku, por kjo e fundit ka zgjedhur mos të flasi.
Senaca ka vijuar me prezantimin e raporteve nga palët. Kujtojmë se Partia Socialiste nuk i ka dhënë autorizimin SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Në raport nënvizohet se nuk ka asnjë provë që Balluku të ketë intimiduar dëshmitarë dhe as nuk ka rrezik real arratisjeje nga ana e saj. Ndërkohë, në fjalimin e tij kryeministri Edi Rama u shpreh se SPAK nuk pengohet në hetimin ndaj Ballukut, duke theksuar se ajo duhet të përballet në gjyq me akuzën për shkelje të barazisë në tendera.
Nga ana tjetër Partia Demokratike, është shprehur pro heqjes së imunitetit dhe hapjen së rrugës së Prokurorisë së Posaçme për të marrë të tjera masa ligjore. Heqja e imunitetit të Ballukut nga Kuvendi do t’i hapte rrugë arrestimit të saj, qoftë ky arrest me burg, në shtëpi apo edhe kontroll banese./ZËRI