Arrestimi i Veliajt dhe 5 biznesmenëve, gazetarja zbulon rolin e Abules dhe Bushkës

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe për rolin e biznesmenit Elman Abule, i cili u prangos sot gjatë aksionit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjithashtu Lala dha detaje në “News24” për përfshirjen e deputetes socialiste Klotilda Bushka, e cila gjithashtu është nën hetim nga SPAK. Gazetarja tha se biznesmeni shqiptaro-belg dyshohet për pastrimn parash përmes kompanive të tij. Sipas akuzave, ai ka siguruar leje ndërtimi me një nga firmat e tij dhe ka kryer transaksione financiare për të mbuluar orgjinën e fondeve, të cilat dyshohet se janë përfituar nga çifti Veliaj-Xoxa.
Përsa i përket, Bushkës, deputetja dyshohet se ka penguar drejtësinë, duke ndikuar tek dëshmitarët dhe nuk ka dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara nga prokuroria. Lala tha se socialistja ka punuar në të njëjtën zyrë me Xoxën.
Sot, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në 9 raste. Sipas SPAK, përmes 8 bizneseve dhe OJF të Xoxës dhe të Elman Abules, i cili po ashtu u arrestua me urdhër të SPAK, u gjeneruan 1.1 mln euro. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë. Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa përdorën bizneset dhe OJF për të futur paratë në banka. Po ashtu, sipas SPAK, bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa në 4 vite bëri 860 mijë euro blerje online veshje dhe bizhuteri. Paratë siguroheshin nga ryshfeti që dhanë 5 biznesmenët për leje ndërtimi dhe fonde publike. Nën hetim edhe Klotilda Bushka, e cila akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës./ZËRI
Veliaj reagon pas arrestimit: Prokuroria shantazhoi dëshmitarët, më vjen keq për PS dhe Ramën... (E PLOTË)

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pas arrestimit të tij nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar (GJKKO) me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Veliaj e quajti absurd arrestimin e tij, teksa shtoi se SPAK shantazhoi dëshmitarët. Veliaj shprehu keqardhje për situatën që ndodhet familja e tij dhe për Partinë Socialiste që nuk do të jetë krah tyre në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Kryebashkiaku shprehet se ai dhe familja e tij nuk kanë lidhje me akuzat për korrupsion dhe se e vërteta do të dalë në pah.
"Nuk më befason ky fund absurd i këtij kapitulli të gjatë zvarritjeje sa në gojët e qenërisë mediatike dhe sa në duart e një prokurori lunatik, që është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Por, ky ishte vetëm kapitulli i parë. Tani unë nuk kam më detyrimin të hesht për çfarë më kanë parë sytë në sjelljen me familjen time dhe më kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut. Kam respektuar, si gjithë të tjerët, vijën tonë politike, jo komente për një proces të hapur nga drejtësia.
Besomëni, nuk është e lehtë të heshtësh kur të djeg lëkura sikur të fikin bishta cigaresh në trup nga idiotësitë që të thotë një prokuror, si ai që nuk la dëshmitar pa shantazhuar. E kam bërë me besimin që kështu duhet dhe nuk pendohem që kam shtrënguar dhëmbët. Nuk besoj se mediat do të kenë kurajon të zbërthejnë një më një akuzat idiote dhe më vjen tmerrësisht keq që disa sipërmarrës kanë hyrë në dorën e atij të padituri epsharak, për shkak se kanë sponsorizuar aktivitete kulturore për Tiranën.
Më vjen keq për Ajolën, që as djalin nuk e lanë të çojë e marrë nga shkolla, por edhe kjo nuk më befason. Më vjen keq për nënën time, që zemër plasur në çdo betejë timen këto 20 vite, s’ju ndanë peripecitë prej një jete sakrificash. Më vjen keq për të gjithë bashkëpunëtorët, kolegët, punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe dua ta dinë që nuk kam unë asnjë lidhje me idiotësitë e shkruara në paçavuren fatkeqësisht të sigluar edhe nga Altin Dumani.
Më vjen keq për motrat dhe vëllezërit e Partisë Socialiste dhe për kryetarin, që pas kaq vitesh beteja të përbashkëta elektorale, nëse nuk do të më ketë në krah këtë fushatë, siç duket gjasat, përderisa më fusin në burg pa gjyq 3 muaj para zgjedhjeve. U them të gjithëve atë që i kam thënë kryetarit dhe kujt tjetër më ka pyetur: Nuk kemi asnjë lidhje unë dhe familja ime me fjalën korrupsion. Kjo historia jonë është aq tragjikomike sa njerëzit s’do ta besojnë kur t’i dëgjojnë të zbërthyera një e nga një, idiotësitë e asaj akuze. Nuk do të jetë e lehtë, se në këto kushte nuk shpjegohesh dot si do dhe sa do, por kam një besim të madh se e vërteta është më e fortë se sa çdo mur dhe se sa çdo idiot që i bëhet asaj barrikadë duke abuzuar me pushtetin e drejtësisë", shkroi Veliaj.
Sot, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në 9 raste. Sipas SPAK, përmes 8 bizneseve dhe OJF të Xoxës dhe të Elman Abules, i cili po ashtu u arrestua me urdhër të SPAK, u gjeneruan 1.1 mln euro. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë. Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa përdorën bizneset dhe OJF për të futur paratë në banka. Po ashtu, sipas SPAK, bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa në 4 vite bëri 860 mijë euro blerje online veshje dhe bizhuteri. Paratë siguroheshin nga ryshfeti që dhanë 5 biznesmenët për leje ndërtimi dhe fonde publike. Nën hetim edhe Klotilda Bushka, e cila akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës./ZËRI
GJKKO i caktoi “arrest shtëpie”, Ajola Xoxa kthehet në Shqipëri

TIRANË- Ajola Xoxa është rikthyer në Shqipëri për të zbatuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” të caktuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, e cila ndodhej në Itali është shoqëruar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Më herët GJKKO arrestoi Veliajn, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në 9 raste. Sipas SPAK, përmes 8 bizneseve dhe OJF të Xoxës dhe të Elman Abules, i cili po ashtu u arrestua me urdhër të SPAK, u gjeneruan 1.1 mln euro. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë.
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa përdorën bizneset dhe OJF për të futur paratë në banka. Po ashtu, sipas SPAK, bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa në 4 vite bëri 860 mijë euro blerje online veshje dhe bizhuteri. Paratë siguroheshin nga ryshfeti që dhanë 5 biznesmenët për leje ndërtimi dhe fonde publike. Nën hetim edhe Klotilda Bushka, e cila akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës./ZËRI
Arrestimi i Erion Veliajt/ 'Lëvizja Bashkë' paralajmëron protestë: Rama të japë dorëheqjen!

TIRANË- "Lëvizja Bashkë" ka paralajmëruar protestë. Tubimi është njoftuar se do të mbahet të mërkurën, në orën 18.00, para Kryeministrisë. Kërkesa e tyre është vetëm një; dorëheqja e kryeministrit Edi Rama pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
POSTIMI I PLOTË:
Arrestimi i Erion Veliajt është një hap i rëndësishëm në vendosjen e drejtësisë në Shqipëri. Gjithsesi korrupsioni në Shqipëri shkon më lart, tek Edi Rama. Sot Edi Rama duhet të ishte në burg bashkë me Erion Veliajn për inceneratorët, lejet e kullave në Tiranë, ligjin e investitorëve strategjikë dhe koncesionet e shumta. Kjo është detyra e institucioneve të drejtësisë. Detyrë dhe e drejtë e qytetarëve është të kërkojnë të mos qeverisen më nga një kryeministër i fund e krye i korruptuar, kloni politik i të cilit sot është në burg i akuzuar për 9 vepra korruptive. Në këto kushte, me përgjegjësinë më të lartë politike, Lëvizja BASHKË thërret të gjithë qytetarët në protestë të mërkurën në orën 18:00 përpara kryeministrisë. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen një orë e më parë.
SPAK ka prerë sot urdhërarresti për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Në pranga është edhe biznesmeni Elman Abule, ndërsa e shoqja e Veliajt, Ajola Xoxa është lënë në "arrest shtëpie". Sipas SPAK, përmes 8 bizneseve dhe OJF të Xoxës dhe të Elman Abules u gjeneruan 1.1 mln euro. Po sipas SPAK, paratë janë përdorur bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa në 4 vite bëri 860 mijë euro blerje online veshje dhe bizhuteri. Nën hetim është edhe deputetja Klotilda Bushka, e cila akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës./ZËRI
SPAK i caktoi "arrest shtëpie"/ Ajola Xoxa kthehet në Shqipëri për të zbatuar masën e sigurisë

TIRANË- Ajola Xoxa është duke u rikthyer në Shqipëri për të zbatuar vendimin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo sepse në momentin që SPAK lëshoi fletëarrestet, ajo ndodhej në Itali. Duke qenë se ndaj Xoxës është firmosur masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, ajo ka vendosur që të rikthehet në Shqipëri.
“Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme më datë 24.01.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 7 Akti/datë 09.02.2025 ka vendosur: Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasen nën hetim AJOLA XOXA., si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin zyrtar të SPAK.
Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë është lënë nën masën e arrestit të shtëpisë për shkak se kishte krijuar një skemë të dyshimtë transaksionesh. Akuza që rëndon ndaj saj është “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal./ZËRI
PROFIL- Erion Veliaj, socialisti që nuk tha dot "Mjaft"

TIRANË- Përtej akuzave që mund të jenë ngritur për të nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; një gjë është e sigurtë...Erion Veliaj është një nga politikanët me më me shumë ndikim në vendin tonë në 35 vitet e fundit. Por ai që projektohej si "kryeministri në hije" tashmë është vendosur në pranga nga ata që i cilësonte kolegë. Për djalin e lindur në Tiranë, më 17 dhjetor 1979, si dhe të diplomuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në Mbretërinë e Bashkuar, ngjitja në shkallët e politikës nuk do të ishte e lehtë, por ai ia doli. Ia doli vetëm për të shënuar rrëzimin më të madh ndonjëherë; me pranga në duar!
Ngjitja...deri në majë!
Ishte viti 2003 kur Veliaj vendosi që të kthehej në Shqipëri. Pasi përfundoi studimet në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe University of Sussex, në Britani; Veliaj vendosi të rikthehej! Në një kohë kur në Shqipëri e gjithë "loja" politike luhej rreth kryedemokratit Sali Berisha dhe kryesocialistit Fatos Nano, Veliaj vendosi që t'u thoshte që të dyve: Mjaft!
Ai themeloi lëvizjen “Mjaft”, me të cilën organizoi protesta dhe tërhoqi vëmendje mbi çështje kyçe, duke nxitur pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse. Organizata veproi deri më nëntor të vitit 2007.
Më pas ai iu bashkua Iniciativës për Stabilitetin Evropian, një organizëm kyç në promovimin e zgjerimit të BE-së. Ndërsa në vitin 2009, themeloi partinë "G99". Por për aq sa ishte në krye të "Mjaftit" protestoi për çdo gjë, që nga mungesa e ujit, tek reformat qeveritare, mbetjet, madje tubuan edhe për kundër zonjës së parë të ish-kryeministrit Fatos Nano, Xhoana Nanos.
Edhe pse Edi Rama ishte në krye të Bashkisë, asnjë protestë nuk u mbajt kundër tij.
Më 31 janar 2009, Veliaj ngjiti një tjetër shkallë. 6 muaj pas krijimit, vendosi që garonte në zgjedhjet parlamentare.
"G99 duhet të marrë këtë investim juridik, duhet sot të regjistrohet pranë institucioneve të drejtësisë që të ketë mundësi të garojë, pra është diçka që e mundëson. Ajo çfarë nuk do të ndryshojë janë gjërat e mira të G99-tës. Absolutisht nuk do të ndryshojë asgjë në mënyrën sesi ne organizohemi, në mënyrë vullnetare se si ne grupohemi. Unë jam aq krenar sot sa përfaqësoj një grup politik, i cili mban veten e vet financiarisht, ku secili njeri paguan kuotën e vet dhe është aksioner qoftë edhe financiare e ndryshimit,”-thoshte Veliaj asokohe.
Kërkoi shumë por zhgënjeu. Edhe pse në koalicion me Partinë Socialiste duke formuar bashkë koalicionin "Bashkimi për Ndryshim", G99 nuk mori asnjë mandat në parlament, madje nuk kaloi as pragun elektoral të votave duke marrë vetëm 0.86%. Shifër që i përplasi realitetin në fytyrë! Në këto kushte, në vitin 2011, Veliaj u bë pjesë e kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë si Sekretar për Rininë dhe Emigracionin. Në këtë post pati mundësinë që të tregonte devotshmërinë ndaj liderit socialist, derisa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ai u zgjodh deputet i Qarkut Gjirokastër, diçka që nuk do t'ja kishte dalë kurrë i vetëm. Madje, arriti edhe të bëhej edhe pjesë e kabinetit duke marrë postin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Gabimet nuk harrohen!
Ndoshta Veliaj e kishte fituar vërtet zemrën e kryeministrit Edi Rama, e cila i solli edhe postin e kryebashkiakut të Tiranës, por me publikun ka qenë gjithmonë në luftë! "Shëkëndijen" e parë e dha në artikullin e botuar në gazetën e majtë amerikane Huffington Post më 26 qershor 2007 pas mbërritjes së presidentit George Bush në Shqipëri. Deri më tani i pari dhe i vetmi president në detyrë që ka vizituar vendin tonë.
"Në kohën kur popullariteti i Presidentit amerikan është në pikën më të ulët në SHBA dhe kur vizitat e tij përballen me protesta, fshatarët tanë shumica myslimanë, zbritën në rrugë me flamuj amerikanë, dhe u rreshtuan për ta mbushur atë me lëvdata,”-shkruante Veliaj për "Huffington Post", më 26 qershor 2007.
Por nëse ka bërë ndonjëherë autogol në jetën e tij politike, Veliaj e ka bërë me Griseldën! Veliaj u bë zëri i një historie “të rrejshme” rrëmbimi. Fabula kishte këto pika kyçe: grua, shtatzanë dhe bashkëshortja e një personazhi të njohur…mjaftueshëm elemente për ta bërë ngjarjen virale. Synimi ishte që të akuzonin kryeministrin asokohe Sali Berishën. Asokohe anëtari i Asamblesë së PS-së, Erion Veliaj, e denoncoi publikisht rastin duke iu dërguar edhe një letër ambasadorëve lidhur me ngjarjen. Veliaj e përshkruante në anglisht ngjarjen me nota politike dhe duke përmendur edhe kërcënimet gjatë fushatës për kandidatin e PS në Kavajë.
Cila ishte fabula?
“Rreth orës 10:00-11:00, Griselda Zaimi u paraqit në Policinë e Tiranës së bashku me Sajmir Roshin, i identifikuar në polici si kunati i 28-vjeçares. Aty Griselda rrëfeu 7 orët e saj të tmerrit duke treguar me detaje se një natë më parë, më 31 maj 2011, rreth orës 19:00 ishte rrëmbyer nga disa persona në një makinë me xhama të zinj. Më pas po këta persona e kishin rrahur dhe e kishin çuar në një ambient ku ajo kishte lindur fëmijën dhe ia kishin marrë. Pasi e kishin rrahur Griselda pretendoi se pas kësaj autorët e krimit e kishin hedhur në një kanal pranë banesës së bashkëshortit të saj.”
Përfundimi; asgjë nuk ishte e vërtetë!
Ngjarja u harrua, por për ata që kanë kujtesë politike, kjo ka qenë gafa më e madhe politike që ka bërë Veliaj.
Por nëse çështjen e Kavajës e harrojnë, një gjë do të mbetet përgjithmonë në kujdesë: shpenzimet e martesës me Ajola Xoxën! Shpenzimet e martesës së Veliajt me Ajola Xoxën në kalanë e Gjirokastrës në shtator 2014 bënë bujë, madje zërat u shtuan pasi socialisti u shpreh se për dasmën në kala kishte paguar e ëma e tij, me kursimet e pensionit.
Vetë Veliaj pretendonte se dasma nuk ka pasur shpenzime luksi, por gjithçka ishte paguar nga kursimet e nënës së tij dhe prindërit e nuses.
“Partia Demokratike shqetësohet për çdo gjë që s’ka lidhje me punën. Për pensione, për rroga, për punësim nuk shqetësohet. Për dasma dhe fustane shqetësohet. Mënyra se si funksionon është që, me të mbaruar dasma, mbahen faturat dhe ka një periudhë. Me të paguar faturat e dasmës, shkohet në ILDKP dhe, ajo që kemi bërë, është se për këto shpenzime modeste ishte mamaja ime, e cila kishte kursyer tërë jetën. Po ashtu dhe prindërit e Ajolës, të cilët organizuan dasmën në Pezë. A nuk bën kështu çdo familje shqiptare?! A nuk ndodh kështu?! Unë them se të gjitha produktet ishin vendase, pasi unë nuk kursehem që të bëj reklamë”, tha Veliaj. Ai shtoi më tej se për çdo shpenzim të bërë gjatë dasmës do të bëjë deklarimin sipas ligjit në Inspektoratin e Deklarimit të Pasurive. “Ishte dasma e vajzës ajo në Pezë. Do i deklaroj të gjitha në ILDKP dhe, sapo të jemi likuiduar me kompanitë, do i deklarojmë. Por mund të them se asnjë prej dasmave nuk shkoi më shumë se 9 milionë lekë,”-thoshte Veliaj.
1 vit pas dasmës së tij, Veliaj garoi për bashkinë e Tiranës përballë doktorit (ndoshta më të njohur shqiptar) Halim Kosova. Mandati i tij i parë u shoqërua nga protestat e shoqërisë civile kundër ndërtimit të këndit të lojërave te kodrat e liqenit artificial, pore dhe me dritë-hijet e vdekjes së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj. Por ngjarje më e rëndë i ndodhi gjatë mandatit të dytë, pasi Veliaj me firmën dhe vulën e tij shembi Teatrin Kombëtar. Akti i fundit i shembjeve që atë mandat kishin nisur që nga Astiri, tek “5 maji”, e kudo në Tiranë.
Pikërisht këto shembje duket se nuk kanë qenë aq të “pafajshme”! SPAK thotë se Veliaj dhe Xoxa merrnin para nga biznesmenë për të dhënë leje ndërtimi dhe fonde publike. Këto veprimet në kundërshtim me ligjin e kanë vendosur Veliajn pas hekurave duke shënuar një nga rrënimet më të bujshme të një politikani!
Ky pra ishte Erion Veliaj, i riu që erdhi për të luftuar sistemin, por që shumë shpejt u bë pjesë e tij, duke harruar se në Shqipëri ka një cikël; Sa më lart të ngjitesh, aq më fort bie! Ky është sistemi, kështu ka qenë...mbase kështu do të jetë. Gabimi i Veliajt ishte që nuk tha dot "Mjaft!"./ZËRI
'E dhënë' pas stilit dhe modës! SPAK zbulon shifrat: Ajola Xoxa shpenzoi 900 mijë euro bizhuteri dhe veshje

TIRANË- SPAK ka zbuluar një shifër marramendëse të shpenzimeve të bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxës. Bashkëshortja e Erion Veliajt, nuk i ka shpëtuar 'tundimit' të blerjeve online. Vetëm në bizhuteri dhe veshje online, Ajola ka shpenzuar shumën prej 86 milion e 721 mijë e 175 lekësh, ose rreth 900 mijë euro. Blerje këto të kryera brenda një periudhe 4-vjeçare. Paratë siguroheshin nga ryshfeti që dhanë 5 biznesmenët për leje ndërtimi dhe fonde publike.
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja Ajola Xoxa, vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të. Po kështu, kjo shtetase në asnjë rast nuk ka përmbushur detyrimet që burojnë nga ligji nr. 9049 datë 10.04.2023, në lidhje me deklarimin e pjesëmarrjes së saj në bordin e një organizate jofitimprurëse, e cila provohet të ketë gjeneruar të ardhura të shumta, por edhe njëkohësisht pronare (organizata) e një subjekti tregtar me natyrë fitimprurëse (shpk).” thuhet në njoftimin e SPAK.
Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë është lënë nën masën e arrestit të shtëpisë për shkak se kishte krijuar një skemë të dyshimtë transaksionesh. Akuza që rëndon ndaj saj është “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal./ZËRI
Arrestimi i Veliajt, burg edhe për biznesmenin Elman Abule

TIRANË- Biznesmeni Elman Abule është arrestuar sot gjatë aksionit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku në pranga ra edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Abule më 9 janar u paraqit në ambientet e SPAK, ku u mor për 4 orë në pyetje. Asokohe, biznesmeni zgjodhi të heshtë për mediat dhe nuk komentoi arsyen se përse ai u thërrit nga Prokuroria e Posaçme. Abule mësohet se është pyetur në lidhje me çështjen hetimore të kryebashkiakut Erion Veliaj. Ndërsa, bashkëshortja e tij, Marisa Nito më 8 janar ishte në SPAK për të dhënë deklarime lidhur me hetimet. Ajo nuk pranoi të bënte asnjë koment në lidhje me dëshminë e saj.
“Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk””, thuhet në njoftimin zyrtar të SPAK
Sot, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në 9 raste. Sipas SPAK, përmes 8 bizneseve dhe OJF të Xoxës dhe të Elman Abules, i cili po ashtu u arrestua me urdhër të SPAK, u gjeneruan 1.1 mln euro. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë. Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa përdorën bizneset dhe OJF për të futur paratë në banka. Po ashtu, sipas SPAK, bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa në 4 vite bëri 860 mijë euro blerje online veshje dhe bizhuteri. Paratë siguroheshin nga ryshfeti që dhanë 5 biznesmenët për leje ndërtimi dhe fonde publike. Nën hetim edhe Klotilda Bushka, e cila akuzohet për pengim të zbulimit të së vërtetës./ZËRI
Njëri në 'arrest shtëpie', tjetri në burg! Ku i 'fshehën' lekët çifti Veliaj

TIRANË-Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa kanë ideuar dhe vendosur nën funksion një mekanizëm për përfitime të parregullta financiare, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë. Vetë Ajola Xoxa ka patur një rol të rëndësishëm, duke i qëndruar krah bashkëshortit të saj.
Lekët e përfituara u tjetërsuan në formën e pasurive të paluajtshme, të tipit “Vilë” në Qerret tek kompleksi “Marea Resort”, ose janë shpenzuar për blerje me vlera të mëdha nga Ajola Xoxa. Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa përdorën bizneset dhe OJF për të futur paratë në banka. Llogaritë bankare po ashtu figurojnë në emër të bashkëshortes së kryebashkiakut, e cila kishte zgjedhur bankën “Intesa Sanpaolo Bank” dhe “Banka Kombëtare Tregtare” për të mbajtur shifrat marramendëse. Të dyja llogaritë në shumën totale prej 869,149.78 Euro janë sekuestruar nga GJKKO.
"Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, me vendimin nr. 98 Akti /datë 10.02.2025 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, në lidhje me llogaritë bankare të ndodhura në “Intesa Sanpaolo Bank” dhe “Banka Kombëtare Tregtare”, ne emër të shtetasës A. X. dhe shoqërive të lidhura me të, në shumën totale prej 869,149.78 Euro,"-thuhet në njoftimin e SPAK.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është vendosur në pranga në masën e 'arrestit me burg', ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa është lënë në 'arrest shtëpie'. Veliaj akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 260 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal. Bashkëshortja e tij akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Aksioni i SPAK/ Garo: Ardhja e ekipit të Trump alarmoi Ramën, urdhëroi arrestimin e Veliajt

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj duke thënë se mediat e kryeministrit Edi Rama janë alarmuar sot, pas ardhjes në Tiranë të grupit të fushatës fituese të Presidentit Trump, kryesuar nga Chris LaCivita. Garo shprehet se pas alarmit se njerëzit e Trump kanë ardhur në Tiranë, bërën që Rama të urdhërojë arrestimin e Veliajt. Sipas saj, arrestimi i kryebashkiakut ndodhi pasi kryeministri nuk e ‘vriste’ dot lajmin e ardhjes se njerëzve te Trump dhe urdhëroi prokurorët, që të ndalonin Erion Veliajn.
“Mediat e Edi Ramës janë alarmuar sot, me urdhër nga lart, pas zbarkimit në Tiranë të grupit të fushatës fituese të Presidentit Trump, kryesuar nga Chris LaCivita.
Në kor dhe të organizuara, ato kanë filluar sulmin kundër Presidentit Trump, duke goditur njerëzit e tij në Tiranë, në krah të Sali Berishës dhe në krye të fushatës fituese të opozitës.
Nën të njëjtën regji që i komandon përherë, mediat e Ramës, pa respektuar as parimin numër 1 të gazetarisë, dhënien e lajmit dhe më pas komentin mbi të, kanë filluar të komentojnë dhe godasin Chris LaCivita.
Mediat e prapaskenës së Ramës, imagjinojnë shifra stratosferike për konsulencën e z. LaCivita, dhe madje vënë në dyshim aftësitë e tij, duke anashkaluar faktin se vetë Trump e konsideroi në fjalimin e fitores si një prej arkitektëve të triumfit.
Shqetësimi i tyre është në fakt paniku që ka kapur Ramën, i cili pasi ndërseu qentë e vegjël të sulmit, dhe e pa se nuk e ‘vriste’ dot lajmin e ardhjes se njerëzve te Trump, urdhëroi ata prokurore, që deri dje kapnin vetëm opozitarë, të Skapnin Erion Veliajn.
Çmontimi i agjendës së Soros, të rrjetit dhe njerëzve të tyre në Tiranë, ka filluar. Pas mbylljes së USAID, Trump po bën edhe mbylljen e Bashkisë dhe Qeverisë së Soros në Shqipëri.
Kjo i ka trembur shumë të gjithë sorosianët me në krye Ramën.
Cdo sulm ndaj Trumpit, njerëzve të tij dhe Partisë Demokratike është vetem një medalje në luftën kundër rrjetit Soros dhe agjendës me prind 1 dhe 2, apo nje shoqerie pa gjini sic e ka dhënë vetë Zoti. Kjo luftë anti-Soros tashmë shtrihet nga Ëashingtoni në Tiranë.
Edhe njëherë, Partia Demokratike i uron mirëseardhjen dhe e falenderon Chris LaCivita dhe nëpërmjet tij presidentin Trump, për vendimin historik për t’iu bashkuar fushatës sonë dhe për ta bërë fituese opozitën dhe përsëritur përmbysjen që bëri Trump në Amerikë, edhe me Sali Berishën në Shqipëri.
Me Trump në krah, fitorja është e afërt dhe nuk fiton vetëm opozita, por edhe Shqipëria!”, tha Garo.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masë sigurie "arrest me burg" për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkohë bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në "arrest shtëpie".
Mësohet se GJKKO ka lëshuar dhe tre masa detyrim me paraqitje. Sipas SPAK, kryebashkiaku Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa kanë ideuar dhe vendosur nën funksion një mekanizëm për përfitime të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë. /ZËRI
5 biznesmenët në 'rrjetë' me Veliajn

TIRANË-Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar disa masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ndaj tij, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, është vendosur masa “arrest në shtëpi”. Po ashtu, GJKKO ka vendosur “detyrim paraqitje” edhe për 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi.
/ZËRI
Arrestimi i Veliajt/ SPAK: Po hetojmë Klotilda Bushkën, ka kryer veprime për të penguar hetimin

TIRANË- Jo vetëm kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj por edhe deputetja socialiste Klotilda Bushka është nën lupën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mësohet se Bushka po hetohet nga SPAK për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Bushka ka ndërhyrë në hetimet e SPAK ndaj Erion Veliaj në dhjetor të vitit 2024. Kjo vepër penale përfshin kryerjen e veprimeve për të ndryshuar vendin e kryerjes së veprës penale duke prishur, ndryshuar apo fshirë gjurmët e saj ose duke lëvizur, fshehur, asgjësuar, vjedhur, falsifikuar një send apo një dokument me qëllim për të vështirësuar dhe penguar zbulimin e veprës penale dhe të autorit të saj.
Kjo vepër penale dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. Ende nuk bëhet me dije në cilën formë ka ndërhyrë deputetja në hetimet që janë kryer për kryebashkiakun. Sakaq nga ana e saj nuk ka ende një reagim për hetimet që po zhvillohen.
Më 27 dhjetor 2024, Veliaj u paraqit në Prokurorinë e Posaçme ku dëshmoi lidhur me hetimet e regjistruara nga organi i drejtësisë për veprën penale të “korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”.
“Përveç sa është përmendur mësipër, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases K. B. Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim K. B. ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të siguris”, njofton SPAK.
Ndërsa sot, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masë sigurie "arrest me burg" për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkohë bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në "arrest shtëpie".
Mësohet se GJKKO ka lëshuar dhe tre masa detyrim me paraqitje. Sipas SPAK, kryebashkiaku Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa kanë ideuar dhe vendosur nën funksion një mekanizëm për përfitime të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë. /ZËRI
Çfarë i lidh me Veliajn? Kush janë 5 biznesmenët në 'detyrim paraqitjeje' (AKUZA)

TIRANË-Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka prekur edhe pesë persona të tjerë. GJKKO ka caktuar masa detyrim paraqitjeje për pesë biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha. Biznesmenët akuzohen për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.
Bizesmeni Gentian Sula jo më larg se ditën e sotme me anë të avokatit të tij kërkoi në Gjykatën e Posaçme kthimin e telefonit të sekuestrua nga agjentët e BKH-së në kuadër të hetimeve për çështjen e kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliaj. Sula e ka kundërshtuar këtë veprim duke e quajtur si të paligjshëm. Kujtojmë se Sula më 6 janar 2025, dëshmoi për më shumë se 3 orë në Prokurorinë e Posaçme në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethana të një procedimi penal të nisur nga SPAK-u.
Fatmir Bektashi është një emër i njohur jo vetëm në fushën e biznesit, por edhe për drejtësinë. Bektashi u mor i pandehur nga SPAK për dosjen e aferës Partizani nën akuzë për korrupsion. Bektashi ka në pronësi kompaninë e ndërtimit ‘Kontakt Al’, ortak i kompanisë Homeplan, e cila ndërtoi pallatet në ish-klubin Partizani. Bektashi akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”
Meriman Palushi është një sipërmarrës i njohur për aktivitetet e tij në sektorin e ndërtimit dhe energjisë. Ai është themelues dhe pronar i vetëm i kompanisë "PALUSHI" sh.p.k., e cila operon në fusha të ndryshme, përfshirë ndërtimin e rrugëve, ndërtesave civile dhe industriale, si dhe prodhimin dhe shitjen e energjisë elektrike. Palushi akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë'.
Sokol Kryeziu është një biznesmen i përfshirë në sektorin e ndërtimit dhe projekteve infrastrukturore. Sokol Kryeziu është zotërues i kompanisë "GERARD - A" sh.p.k. Kryezi akusohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë'.
Shkëlqim Fusha është zotërues i kompanisë 'Fusha'. Fusha akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”.
Vjen reagimi zyrtar nga SPAK: Ja pse u vendos në pranga Erion Veliaj! 9 herë përfitoi nga fondet publike, i ndau me të shoqen

TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas SPAK, kryebashkiaku Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa kanë ideuar dhe vendosur nën funksion një mekanizëm për përfitime të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë. Pra, shkurt sipas SPAK, Veliaj ka përdorur paratë e Bashkisë në të paktën 10 raste. Nga hetimet e kryera të gjithë këtë kohë, Veliaj ka firmosur shpërndarjen e fondeve publike dhe lejet e ndërtimit tek personat e lidhur me të. Bëhet fjalë për biznesmenët: Gentian Sula, Fatmir Bekteshi, Shkëlqim Fusha, Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi. Po sipas SPAK, këto para kanë përfunduar tek disa 'organizata jofitimprurëse', të kontrolluara de facto dhe de jure nga e shoqja e Veliajt, Ajola Xoxa. Në rast se drejtuesja nuk ishte Xoxa, ishin individë të afërt me të.,
"Kanë krijuar kështu një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh,"-shkruan SPAK.
Por ku kanë shkuar këto para?
SPAK thotë se këto fonde publike janë "tjetërsuar: në formën e pasurive të paluajtshme, të tipit “Vilë” në Qerret tek kompleksi “Marea Resort”, ose janë shpenzuar për blerje me vlera të mëdha nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë. Përmes shoqërive “P. L.” shpk, “A. L.” shpk, “A. S.” shpk, “N. G.” shpk, “H.” OJF, “E.” OJF, “B.-A” OJF dhe “M.” OJF, për të cilat ekzistojnë prova të mjaftueshme se kontrollohen plotësisht nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, por edhe “R.” shpk dhe shoqëri të tjera të lidhura me biznesmenin Elman Abule, kanë gjeneruar të ardhura të cilat kapin shifrën e rreth 110.000.000 lekë/ 1.1 mln euro. Për shkeljen e ligjit, edhe ky i fundit ka përfunduar në pranga.
Në vetëm 4 vite, Ajola Xoxa ka blerë online bizhuteri dhe veshje në vlerën e 86,721,175 lekëve.
"Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të."
Në këto kushte, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme ka vendosur në sekuestro dy llogaritë bankarë të Xoxës në bankat “Intesa Sanpaolo Bank” dhe “Banka Kombëtare Tregtare”, tek të cilat mbante shumën prej 869,149.78 Euro. Para janë gjetur edhe pranë zyrtare të Xoxës.
"Nga ana tjetër, gjatë kontrollit të ushtruar pranë zyrave të “P. L.” shpk, administruar nga shtetësja A. X., e cila është njëkohësisht dhe pronare e vetme, janë gjetur në një kasafortë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të hollash, prej 95,350 Euro (shumica prej tyre prerje 500 euro), 14,900 USD dhe 665,000 Lekë,"-përfundon njoftimin SPAK.
Por Veliaj dhe biznesmenët nuk janë të vetmit e vendosur në pranga, apo që po hetohen. Nën hetim është edhe deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka. Ajo akuzohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, por nuk dihen detaje të tjera.
MASAT E MARRA NGA SPAK:
-Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasin nën hetim Erion Veliaj, me detyrë, Kryetar i Bashkisë Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 260 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal;
- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasen nën hetim Ajola Xoxa, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal;
- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar (Elman Abule) për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk;
-Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Gentian Sula, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “A. K.” shpk;
- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Meriman Palushi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “P.” shpk;
-Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Fatmir Bekteshi, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “K.” shpk;
-Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Sokol Kryeziu, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “G.-A” shpk;
-Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Shkëlqim Fusha, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “F.” shpk.
NJOFTIM PËR SHTYP
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 260, 245, 287/2, 257/a/2, 305/b e 301 i Kodit Penal. Pas kryerjes së veprimeve hetimore, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme më datë 24.01.2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin Nr. 7 Akti/datë 09.02.2025 ka vendosur: -Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasin nën hetim E. V., me detyrë, Kryetar i Bashkisë Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 260 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal;- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për shtetasen nën hetim A. X., si e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 i Kodit Penal;- Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk; -Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim G. S., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “A. K.” shpk; - Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim M. P., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “P.” shpk; -Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim F. B., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “K.” shpk; -Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim S. K., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “G.-A” shpk; -Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim SH. F., si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “F.” shpk.
Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga shtetasit nën hetim, specifikisht E.V. (me detyrë kryetar i Bashkisë Tiranë) si edhe bashkëshortja e këtij të fundit, A. X., është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme. Në lidhje me praktikat e ndjekura nga këta shtetas, nisur nga provat e administruara në fashikull, në të paktën 10 raste, krijohet dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprimeve me natyrë korruptive nga i zgjedhuri vendor, si edhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Kryetari i Bashkisë Tiranë, shtetasi E. V., përmes veprimeve konkrete të cilat kanë kulmuar me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e fondeve publike si edhe lejet e ndërtimit tek disa subjekte tregtare, të lidhur ngushtë me të, përfaqësuesit e të cilëve janë përmendur më lart. Këto fonde publike më pas kanë përfunduar tek disa organizata jofitimprurëse, shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, persona fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e tij, shtetësja A. X., si edhe individë të afërt me këtë të fundit, duke krijuar një rrjet të dyshimtë e të komplikuar transaksionesh.
Organi procedues ka mbledhur prova, të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm mbi ekzistencën dhe funksionimin e një skeme korruptive, nga zbërthimi i së cilës në përmbledhje rezulton se fondet publike që dalin nga institucioni i Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e titullarit, i) kanë kaluar drejtpërsëdrejti tek bashkëshortja e këtij të fundit (rrjedhimisht tek vetë shtetasi nën hetim E. V.) dhe rrethi i saj familjar, përmes OJF-ve dhe personave juridikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga kjo shtetase; ii) kanë kaluar përmes sponsorizimeve, likuidimeve të faturave fiktive apo blerjeve, të bëra prej subjekteve tregtare, të cilët nga ana e tyre kanë përfituar leje ndërtimi apo fonde publike nga Bashkia Tiranë, tek OJF-të, shpk-të dhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë; iii) kanë kaluar si pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme, specifikisht një godinë banimi e tipit “Vilë” e ndodhur në Qerret-Kompleksi “Marea Resort”, dhënë si përfitim i parregullt nga persona konkretë përmendur më lartë, të cilët zotërojnë dhe përfaqësojnë subjekte tregtarë, të lidhur ngushtë me interesa financiare me Bashkinë Tiranë, përmes përfitimit të fondeve publike si edhe lejeve të ndërtimit, tek familja e kryetarit të Bashkisë Tiranë; iv) janë shpenzuar për blerje me vlera të mëdha nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, duke i kamufluar këto blerje, përmes personave të tjerë. Çdo transferim i këtyre fondeve publike dhe lëshimi i lejeve të ndërtimit është kryer me miratimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, shtetasit E.V.
Faktet dhe provat e grumbulluara, edhe pse i referohen episodeve konkrete të evidentuara deri në këtë fazë, krijojnë dyshimin e arsyeshëm se në rastin konkret bëhet fjalë për një sistem të organizuar korrupsioni dhe shpërdorimi të fondeve publike, të shtrirë në kohë, sipas një skeme të vënë në funksionim nga kryetari i bashkisë Tiranë dhe bashkëshortja e këtij të fundit. Në qendër të kësaj skeme korrupsioni dhe pastrimi të produkteve që burojnë nga kjo vepër, rezulton të jetë titullari i institucionit, nënshkrimi i të cilit ka qenë përcaktues për shpërndarjen e fondeve publike, prej të cilave ai dhe familjarët e tij të ngushtë kanë përfituar drejtpërsëdrejti në mënyrë të parregullt.
Organi procedues ka arritur në konkluzionin se, përveç pasurive të paluajtshme të përfituara nga shtetasit nën hetim (nën regjimin pasuror të bashkësisë ligjore), këta të fundit, vetëm përmes shoqërive “P. L.” shpk, “A. L.” shpk, “A. S.” shpk, “N. G.” shpk, “H.” OJF, “E.” OJF, “B.-A” OJF dhe “M.” OJF, për të cilat ekzistojnë prova të mjaftueshme se kontrollohen plotësisht nga bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë, por edhe “R.” shpk dhe shoqëri të tjera të lidhura me shtetasin nën hetim E. A., kanë gjeneruar të ardhura të cilat kapin shifrën e rreth 110.000.000 lekë.
Më pas, me veprimet e tyre të kundërligjshme, të kryera në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, të cilat konsistojnë në integrimin në sistemin bankar të këtyre shumave monetare, të siguruara si përfitime të parregullta, por edhe të fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë së pasurive, në kushtet kur këto pasuri dihet se janë produkte të veprës penale sipas nenit 260 të ligjit material, shtetasit nën hetim dyshohet se kanë përmbushur elementët e parashikuar në gërmat a) dhe b) të nenit 287 të Kodit Penal (“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”).
Qëllimi kriminal i shtetasve nën hetim për integrimin në sistemin bankar të shumave monetare të cilat janë rezultat i përfitimeve të parregullta, do të ishte i pamundur të përmbushej pa rolin përcaktues të subjekteve të tjera tregtare, shpk dhe OJF, të identifikuar deri tani në regjistrin e njoftimit të veprave penale. OJF-të “H.”, “E.”, “M.” dhe “B.-A”, të kontrolluara plotësisht nga shtetësja nën hetim A. X., deri në këtë fazë të hetimit paraprak dyshohet të kenë kryer veprime konkrete të kundërligjshme në drejtim të pastrimit të produkteve të veprës penale, nëpërmjet transferimit të pasurive me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të tyre, duke ditur se këto pasuri janë produkt i veprës penale sipas nenit 260 të Kodit Penal. Në vijim të hetimeve Prokuroria e Posaçme ka regjistruar në regjistrin e njoftimit të veprave penale edhe emrat tregëtarë të këtyre OJF – ve.
Po kështu, ky qëllim kriminal për pastrimin e produkteve të veprës penale, që i referohet rastit të kalimit të të hollave nga shoqëritë e administruara nga shtetasi nën hetim …. dhe familjarë të tij, do të ishte i pamundur të realizohej pa bashkëpunimin e këtij të fundit në kryerjen e veprimeve të kundërligjshme, të cilat kanë kulmuar në pagesat e bëra për shoqëritë tregtare si edhe personat fizikë të kontrolluar de jure dhe de facto nga shtetësja A. X.
Përveç sa është përshkruar më lart, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të.
Po kështu, kjo shtetase në asnjë rast nuk ka përmbushur detyrimet që burojnë nga ligji nr. 9049 datë 10.04.2023, në lidhje me deklarimin e pjesëmarrjes së saj në bordin e një organizate jofitimprurëse, e cila provohet të ketë gjeneruar të ardhura të shumta, por edhe njëkohësisht pronare (organizata) e një subjekti tregtar me natyrë fitimprurëse (shpk). Fshehja e këtyre fakteve nga shtetësja nën hetim A. X., ka pamundësuar organet ligjzbatuese për të patur një panoramë të plotë dhe të qartë sa i takon, jo vetëm pjesëmarrjes së kësaj shtetase në borde organizatash, të cilat nga ana e tyre zotërojnë shpk, por çfarë është më e rëndësishme, ka pamundësuar “konstatimin” dhe “gjurmimin” e një sasie të konsiderueshme të hollash, të cilat kanë qarkulluar nëpërmjet këtyre subjekteve të kontrolluara faktikisht nga shtetësja nën hetim. Pikërisht, mungesa e plotë e kësaj transparence ka bërë të mundur më pas edhe funksionimin e një skeme kaq të organizuar të lëvizjes së shumave monetare, nga, dhe nëpërmjet këtyre OJF-ve dhe shpk-ve.
Në lidhje me shtetasit nën hetim, përfaqësues të subjekteve tregtare cituar më lart, organi procedues ka grumbulluar prova të cilat të çojnë në konkluzionin se ekziston dyshimi i arsyeshëm se ata, me veprime aktive të kundërligjshme kanë konsumuar elementë të veprës penale“Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.
Këta shtetas, dyshohet se kanë dhënë përfitime të parregullta tek i zgjedhuri vendor dhe bashkëshortja e tij, drejtpërsëdrejti ose nëpërmjet OJF-ve, shoqërive me përgjegjësi të kufizuar dhe personave fizikë të kontrolluar nga kjo e fundit, të cilat konsistojnë në pasuri të paluajtshme (godinë banimi e tipit “vilë”), sponsorizime, likuidime faturash për shërbime konsulence ligjore fiktive, blerje sendesh në mënyrë fiktive, financime fiktive festivalesh artistike, pagesa udhëtimesh e qëndrime në hotel etj. Të gjithë subjektet tregtare që shtetasit nën hetim G. S., F. B., S. K., SH. F. dhe M. P. përfaqësojnë, gjatë kohës që korrespondon me periudhën e dhënies së përfitimeve të parregullta, por jo vetëm, kanë përfituar nga Bashkia Tiranë, me firmën e titullarit të saj, fonde të konsiderueshme publike si edhe leje ndërtimi.
Në lidhje me këto pasuri, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur me vendimin nr. 84 Akti datë 10.02.2025, caktimin e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, në lidhje me pasurinë e paluajtshme:
Pasuria numër 1/647, Vol. 29, Faqe 103, ZK. 3101, sipas certifikatës për vërtetim pronësie nr. 1456523, ndodhur në Zonën e Stimuluar “Ardian Çarçani”, Qerret, lloji “truall”, sipërfaqe trualli të objektit 494 m2, sipërfaqe të bazës së njësisë 82 m2, leja e legalizimit nr. 705199, datë 31.01.2020, regjistruar në ASHK në emër të “Agi Kons” shpk.
Po kështu, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, me vendimin nr. 98 Akti /datë 10.02.2025 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror, në lidhje me llogaritë bankare të ndodhura në “Intesa Sanpaolo Bank” dhe “Banka Kombëtare Tregtare”, ne emër të shtetasës A. X. dhe shoqërive të lidhura me të, në shumën totale prej 869,149.78 Euro.
Nga ana tjetër, gjatë kontrollit të ushtruar pranë zyrave të “P. L.” shpk, administruar nga shtetësja A. X., e cila është njëkohësisht dhe pronare e vetme, janë gjetur në një kasafortë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të hollash, prej 95,350 Euro (shumica prej tyre prerje 500 euro), 14,900 USD dhe 665,000 Lekë.
Përveç sa është përmendur mësipër, Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases K. B. Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim K. B. ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë./ZËRI
Arrestimi i Erion Veliaj/ Të rinjtë në festë! Hapin verë dhe konfeti para Bashkisë së Tiranës

TIRANË- Pas arrestimit të Erion Veliaj, disa të rinj janë mbledhur para Bashkisë së Tiranës për të festuar. Para ambienteve të instuticionit kanë shkuar aktivistët Fioralba Duma, Edison Lika, Sidorela Vatnikaj dhe disa protestues të tjerë. Ata kanë hapur shishe vere dhe kanë hedhur mjete festive pas lajmit të arrrestit të kryebashkiakut.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masë sigurie "arrest me burg" për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkohë bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në "arrest shtëpie".
Mësohet se GJKKO ka lëshuar dhe tre masa detyrim me paraqitje. Pritet një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi akuzat dhe hapat e mëtejshëm të hetimit./ZËRI
“Rama në panik”, Këlliçi: Arrestimi i Veliajt, triumf i protestave të PD-së!

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Këlliçi u shpreh se arrestimi i Veliajt është një moment që tregon ndryshim të thellë në politikën në Shqipëri. Demokrati u shpreh se kjo masë sigurie shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes PD dhe SHBA-së. Ai u shpreh se arrestimi i Veliajt u bë i mundur nga protestat e PD-së dhe qytetarëve. Më tej ai shtoi se arrestimi i kryebashkiakut ka panikosur kryeministrin Edi Rama.
"Të nderuar qytetarë,
Kjo javë nisi me dy zhvillime të shumëpritura për të gjithë qytetarët shqiptarë!
Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës së Presidentit Donald Trump, dhe Shefi i Komitetit Kombëtar Republikan, nga dita e sotme do të drejtojë zyrtarisht fushatën e Partisë Demokratike dhe Kryetarit të saj Prof. Dr. Sali Berisha drejt fitores së zgjedhjeve të 11 majit.
Zoti LaCivita paralajmëroi në konferencën për shtyp, se kukullat e George Soros nuk mund të jenë më partnerë të SHBA-ve dhe ato do të çmontohen një nga një.
Atë që deri dje konsiderohej e pamundur, ne do ta bëjmë të mundur!
Tronditja që shkaktoi ardhja e krahut të djathtë të Presidentit Trump, Chris LaCivita, çoi në urdhrin e menjëhershëm dhe të pashmangshëm të Edi Ramës për arrestimin e Erion Veliajt.
Edi Rama zgjodhi të arrestojë Veliajn pikërisht ditën e sotme, vetëm me qëllimin e sfumimit të lajmit të shumëpritur se Partia Demokratike dhe SHBA ecin përkrah njëra tjetrës, më fuqishëm dhe më të sigurta se kurrë.
Gjej rastin të falënderoj ata qindra protestues dhe qytetarë të Tiranës, që për 44 javë me rradhë protestuan para selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë, që formalisht quhet Bashkia Tiranë.
Falenderoj të gjithë ata burra dhe gra, të rinj, të reja e të moshuar që qendruan të palëkundur, gjatë 44 protestave në mbrojtje të interesit publik dhe në shërbim të qytetit të Tiranës.
Falenderoj po ashtu Grupin e Ekspertëve pranë Partisë Demokratike, për punën e tyre titanike, për orët e pafundme të zbulimit dhe dokumentimit të korrupsionit endemik në Bashkinë Tiranë dhe shërbimin e madh që i kanë bërë kryeqytetit.
Garantojmë qytetarët shqiptarë se arrestimi i Erion Veliajt, është hapi i parë në çmontimin e plotë të infrastrukturës së George dhe Alex Soros në Shqipëri.
Pas mbyllje së USAID, po shkon drejt mbylljes edhe Bashkia e Tiranës, dhe pas saj më 11 maj, edhe qeveria më e korruptuar në Europë, qeveria e Edi Ramës.
Ashtu siç premtoi pak orë më pare Chris LaCivita, ndikimi i Soros dhe kukullave të tij në vendin tone, do të shuhet përgjithmonë.
I bëj thirrje çdo qytetari shqiptar dhe çdo demokrati, që të bashkohemi dhe me vendosmëri ta çojmë fitoren tonë deri në fund.
Ne do ta bëjmë të pamundurën të mundur.
Është radha jonë!
Është radha jonë!
Është radha jonë!", shkruan Këlliçi.
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masë sigurie "arrest me burg" për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkohë bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në "arrest shtëpie".
Mësohet se GJKKO ka lëshuar dhe tre masa detyrim me paraqitje. Pritet një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi akuzat dhe hapat e mëtejshëm të hetimit./ZËRI
VIDEO- Dorëzoi tek Blloku i Sigurisë te “Mine Peza” Erion Veliaj, momenti kur largohet makina e Policisë

TIRANË- Makina e Drejtorisë së Policisë së Tiranës është larguar nga Blloku i Sigurisë 302 te “Mine Peza”, pasi dërgoi aty kryebashkiakun Erion Veliaj. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masë sigurie "arrest me burg" për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkohë bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në "arrest shtëpie".
Mësohet se GJKKO ka lëshuar dhe tre masa detyrim me paraqitje. Pritet një njoftim zyrtar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbi akuzat dhe hapat e mëtejshëm të hetimit./ZËRI
Arrestimi i Veliajt/ Partitë e reja: Është vetëm fillimi. Rama të japë dorëheqjen!

TIRANË-Pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë ardhur dhe reagimet e para nga partitë e reja. Kreu i i Lëvizjes Bashkë, Arlin Qori me anë të një video në rrjetin social Facebook. Qori shprehet se kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen.
"Sot Edi Rama duhet të japë dorëheqjen, që të mos e presë ditën e arrestimit në zyrën e kryeministrit. Nëse nuk e bën, populli nuk duhet të presë 11 majin për ta rrëzuar nga froni i korrupsionit dhe abuzimeve,"-shprehet Qori.
Një reagim ka ardhur edhe nga kreu i partisë "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, i cili shkruan në rrjetin e tij social Facebook, se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës është vetëm fillimi.
"SPAK po çliron drejtësinë nga hijet e pandëshkueshmërisë dhe duhet të vazhdojë pa asnjë kompromis për të ndëshkuar ata që kanë vjedhur nga qytetarët. Erion Veliaj është vetëm fillimi. Fundi i tranzicionit po vjen. Ka ardhur koha që Shqipëria të bëhet! Do të bëhet, por fillimisht duhet ta çajmë sistemin! Kush është kundër drejtësisë është nga ata që e kanë vjedhur Shqipërinë! Qytetarët duhet të mbrojnë masivisht SPAK dhe GJKKO,"-shktuan Lapaj.
'Nisma Thurje' po ashtu ka listuar denoncimet që ka kryer në SPAK ndër vite, duke deklaruar se 'pandëshkueshmërisë i ka ardhur fundi'.
"Pandëshkueshmërisë i ka ardhur fundi! Në 23 dhjetor 2019, denoncuam në SPAK dosjen e parë, duke denoncuar aferën e Sterilizimit. Sot Ilir Beqja është në burg. Në 24 qeshor 2020, denoncuam në SPAK dosjen e inceneratorëve. Sot Lefter Koka & Alqi Bllakon janë në burg. Në 26 janar 2021, denoncuam në SPAK dosjen e Ndraghetas, dhe pastrimit të parave në Tiranë.
Erion Veliaj sapo shkoi sot në burg,"-thuhet në postim.
GJKKO ka caktuar masë sigurie "arrest me burg" për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkohë bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në "arrest shtëpie". Mësohet se Gjykata ka vendosur “detyrim paraqitje” edhe për 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia paraqitet në SPAK

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Spahia është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën "pengimi i ekzekutimit të vendimeve gjyqësore." Spahia është kallëzuar nga Mark Molla, ish-drejtuesi i Ujësjellës Kanalizime në Shkodër. Ky i fundit pretendonte se Spahia e kishte shkarkuar nga detyra në mënyrë të padrejtë në vitin 2022.
Gjatë marrjes në pyetje, mësohet se Bardhi ka pretenduar se ka zbatuar vetëm ligjin duke shtuar se tashmë kjo është një çështje që mund të ndiqet administrativisht.
Megjithatë, nga ana e SPAK, ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar. Po ashtu, edhe nga ana e tij, Spahia nuk ka dhënë asnjë shpjegim për mediat në lidhje me këto akuza dhe nuk ka komentuar publikisht mbi çështjen. Herën e fundit që ishte në SPAK, Spahia tha se po shkonte në SPAK për të dhënë sqarime, por sqaroi se nuk kishte lidhje me krimin.
Spahia ka mbajtur detyrën e kryebashkiakut të Shkodrës nga viti 2022 deri në vitin 2023. Molla pretendon se ish-kryebashkiaku demokrate shkarkoi në vitin 2022 dhe vendosi drejtor një anëtar të FRPD-së. Ish-drejtori e denoncoi për shkarkim në shkelje të ligjit dhe gjykata e riktheu në detyrë, vendim të cilin Bardh Spahia nuk e zbatoi./ZËRI
Dalja e fundit publike! Erion Veliaj po përuronte një kopsht në Yzberisht

TIRANË-Përurimi i një kopshti në Yzberisht do të shënonte daljen e fundit publike të kryebashkiakut Erion Veliaj para arrestimit.
“Kopshti i ri që hapëm sot në Yzberisht është një tjetër punë konkrete, që u vjen në ndihmë prindërve dhe fëmijëve të zonës, të cilët tani do të mësojnë në kushte shumë më të mira. I gëzohem faktit se ky është kopshti/çerdhja jonë e 110 që çelim në Tiranë, si vijim i transformimit të objekteve arsimore”, shkruhet rrjetin social Facebook të Veliajt.

Pas pamjeve nga kopshti, Veliaj u shfaq në Bashkinë e Tiranës teksa dilte nga zyra e tij me dosje në duar në shoqërinë e oficerëve të BKH-së. GJKKO ka caktuar masë sigurie "arrest me burg" për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkohë bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në "arrest shtëpie". Mësohet se Gjykata ka vendosur “detyrim paraqitje” edhe për 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI
Arrestimi i Veliajt, GJKKO lëshon masa sigurie edhe për 5 biznesmenë

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar disa masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ndaj tij, është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, është vendosur masa “arrest në shtëpi”.
Po ashtu, GJKKO ka vendosur “detyrim paraqitje” edhe për 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI
Pas arrestimit, Erion Veliaj dërgohet tek Blloku i Sigurisë te “Mine Peza”

TIRANË-Pas arrestimit, burime bëjnë me dije se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është dërguar në Bllokun e Sigurisë 302, në rrugën Mine Peza. GJKKO ka caktuar masë sigurie "arrest me burg" për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkohë bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në "arrest shtëpie".
Mësohet se GJKKO ka lëshuar dhe tre masa detyrim me paraqitje. Pritet një njoftim zyrtar nga SPAK mbi akuzat dhe hapat e mëtejshëm të hetimit./ZËRI
Arrestohet Erion Veliaj

TIRANË- Arrestohet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj është vendosur në pranga me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kryebashkiaku ishte në hetim pasuror, por bashkë me të janë vendosur në pranga edhe dy persona të tjerë. Ndërsa, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në "arrest shtëpie".
/ZËRI
Arrestimi i Erion Veliajt, vjen reagimi i parë nga Sali Berisha

TIRANË- Vjen reagimi i parë nga kryedemokrati Sali Berisha për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sapo ka dalë nga selia e Partisë Demokratike, Berisha është pyetur për një koment nga gazetari i "Klan", Enkel Xhangoli, i cili ka marrë edhe prononcimin e parë.
"Po shembet piramida e krimit,"-tha Berisha.
Kryebashkiaku Erion Veliaj u arrestua sot nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në "arrest shtëpie".
Hetimi
Ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, ka nisur hetimi i pasurisë, dhe SPAK ka kërkuar t’i vendoset në dispozicion çdo veprim bankar dhe çdo transaksion financiar të kryer nga kryebashkiaku, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, i vëllai Arbër Veliaj dhe nëna, Shqiponja Veliaj. Kjo është hera e dytë që Veliaj paraqitet në SPAK, pasi herën e parë u paraqit më 30 prill të këtij viti. Në atë kohë kryebashkiaku qëndroi për 8 orë në SPAK lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme për inceneratorin e Tiranës.
Po ashtu, bashkëshorja e Veliajt, Ajola Xoxa, mbrëmjen e së hënës (23 dhjetor 2024) u mor në pyetje nga SPAK për rreth 3 orë në kuadër të një hetimi për pasurinë të nisur ndaj kryebashkiakut. Një ditë më pas Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Xoxës dhe kunatit të saj Arbër Veliaj mbi ankimin ndaj vendimit të GJKKO që lejoi kontrollin e BKH ndaj tyre.Më 6 dhjetor, teksa kryebashkiaku ndodhej për një vizitë zyrtare 2 ditore në Hamburg, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqitën në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Urdhëri u dha nga hetuesi i SPAK, Olsi Dado. Më pas, së bashku me vetë Xoxën janë paraqitur edhe në galerinë e saj, “Harabel”, për të ushtruar kontroll. Pas interesit të mediave, ka pasur një sqarim nga SPAK lidhur me atë që po ndodh. Sipas Prokurorisë së Posaçme, po kryen hetime për një çështje, por nuk japin detaje të tjera. Vetë Veliaj u shpreh i hapur për hetimet që po kryheshin nga SPAK.Pas kontrollit, reagoi kryedemokrati Sali Berisha. Ky i fundit deklaroi se gjatë kontrollit që BKH ka ushtruar në zyrat e fondacionit “Harabel” të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt, janë gjetur të fshehura 230 mijë euro. Në përgjigjen Veliaj iu drejtua Berishës, duke e quajtur atë “një hienë të xhindosur", por po ashtu paralajëmroi ankimimin që u bë në Gjykatë nga familjarët e tij. Por si në shkallën e Parë, edhe në Apelin e GJKKO-së, ankimimi për kontrollet është rrëzuar nga trupa gjykuese./ZËRI
ME VIDEO- Drejtoria e Policisë ul tendën, momenti kur futet Erion Veliaj

TIRANË- Ky është momenti që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shkuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, tenda është ulur në mënyrë që të mos dallohet asgjë. Pasi të përfundojë procedurat në Drejtorinë e Policisë, Veliaj do të dërgohet në bllokun e institucionit për vuajtjen e dënimit, "Mine Peza".
MOMENTI ME VIDEO:
Arrestimi i Veliajt/ Rama anulon takimet në Shkodër, niset drejt Tiranës

SHKODËR- Kryeministri Edi Rama ka anuluar takimet që do të zhvillonte në Shkodër. Vendimi vjen menjëherë, pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Kreu i qeverisë ishte i pranishëm në inspektimin e rindërtimit të ‘Muzeut të Kujtesës’ në Shkodër, ku tha se ky projekt do të sjell më shumë vizitorë në qytet. Kryeministri bëri me dije se këto projekte janë të financuar nga qeveria në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër. Pas inspektimeve, Rama kishte në axhendë dhe disa takime të tjera, por do të ngelen për një moment tjetër.
GJKKO ka caktuar masë sigurie "arrest me burg" për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ndërkohë bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në "arrest shtëpie". Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar nga SPAK mbi akuzat dhe hapat e mëtejshëm të hetimit./ZËRI
Aksioni i SPAK/ Veliaj në burg, Ajola Xoxa arrest shtëpie

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar sot nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa është vendosur në arrest shtëpie. GJKKO ka caktuar masën e sigurisë ndaj tyre me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Masa arrest me burg është "prerë" edhe për një tjetër zyrtar të lartë. Pritet një njoftim zyrtar nga SPAK mbi akuzat dhe hapat e mëtejshëm të hetimit.
Hetimi
Ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, ka nisur hetimi i pasurisë, dhe SPAK ka kërkuar t’i vendoset në dispozicion çdo veprim bankar dhe çdo transaksion financiar të kryer nga kryebashkiaku, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, i vëllai Arbër Veliaj dhe nëna, Shqiponja Veliaj. Kjo është hera e dytë që Veliaj paraqitet në SPAK, pasi herën e parë u paraqit më 30 prill të këtij viti. Në atë kohë kryebashkiaku qëndroi për 8 orë në SPAK lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme për inceneratorin e Tiranës.
Po ashtu, bashkëshorja e Veliajt, Ajola Xoxa, mbrëmjen e së hënës (23 dhjetor 2024) u mor në pyetje nga SPAK për rreth 3 orë në kuadër të një hetimi për pasurinë të nisur ndaj kryebashkiakut. Një ditë më pas Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Xoxës dhe kunatit të saj Arbër Veliaj mbi ankimin ndaj vendimit të GJKKO që lejoi kontrollin e BKH ndaj tyre.Më 6 dhjetor, teksa kryebashkiaku ndodhej për një vizitë zyrtare 2 ditore në Hamburg, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqitën në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Urdhëri u dha nga hetuesi i SPAK, Olsi Dado. Më pas, së bashku me vetë Xoxën janë paraqitur edhe në galerinë e saj, “Harabel”, për të ushtruar kontroll. Pas interesit të mediave, ka pasur një sqarim nga SPAK lidhur me atë që po ndodh. Sipas Prokurorisë së Posaçme, po kryen hetime për një çështje, por nuk japin detaje të tjera. Vetë Veliaj u shpreh i hapur për hetimet që po kryheshin nga SPAK.Pas kontrollit, reagoi kryedemokrati Sali Berisha. Ky i fundit deklaroi se gjatë kontrollit që BKH ka ushtruar në zyrat e fondacionit “Harabel” të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt, janë gjetur të fshehura 230 mijë euro. Në përgjigjen Veliaj iu drejtua Berishës, duke e quajtur atë “një hienë të xhindosur", por po ashtu paralajëmroi ankimimin që u bë në Gjykatë nga familjarët e tij. Por si në shkallën e Parë, edhe në Apelin e GJKKO-së, ankimimi për kontrollet është rrëzuar nga trupa gjykuese./ZËRI
PAMJET- Me dosje në duar, Erion Veliaj del nga Bashkia pas arrestit

TIRANË-Në pamjet e siguara nga ZËRI shihet momenti kur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj lë ambjentet e Bashkisë pasi i është komunikuar masa e arrestit. Veliaj shihet me dosje në duar, teksa shoqërohet nga oficerët e BKH-së. Kryebashkiaku është vendosur në pranga me urdhër të Strkturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
GJKKO ka vendosur masë sigurie arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ai është dërguar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Hetimi
Ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, ka nisur hetimi i pasurisë, dhe SPAK ka kërkuar t’i vendoset në dispozicion çdo veprim bankar dhe çdo transaksion financiar të kryer nga kryebashkiaku, bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, i vëllai Arbër Veliaj dhe nëna, Shqiponja Veliaj. Kjo është hera e dytë që Veliaj paraqitet në SPAK, pasi herën e parë u paraqit më 30 prill të këtij viti. Në atë kohë kryebashkiaku qëndroi për 8 orë në SPAK lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme për inceneratorin e Tiranës.
Po ashtu, bashkëshorja e Veliajt, Ajola Xoxa, mbrëmjen e së hënës (23 dhjetor 2024) u mor në pyetje nga SPAK për rreth 3 orë në kuadër të një hetimi për pasurinë të nisur ndaj kryebashkiakut. Një ditë më pas Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të Xoxës dhe kunatit të saj Arbër Veliaj mbi ankimin ndaj vendimit të GJKKO që lejoi kontrollin e BKH ndaj tyre.
Më 6 dhjetor, teksa kryebashkiaku ndodhej për një vizitë zyrtare 2 ditore në Hamburg, Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqitën në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin e bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Urdhëri u dha nga hetuesi i SPAK, Olsi Dado. Më pas, së bashku me vetë Xoxën janë paraqitur edhe në galerinë e saj, “Harabel”, për të ushtruar kontroll. Pas interesit të mediave, ka pasur një sqarim nga SPAK lidhur me atë që po ndodh. Sipas Prokurorisë së Posaçme, po kryen hetime për një çështje, por nuk japin detaje të tjera. Vetë Veliaj u shpreh i hapur për hetimet që po kryheshin nga SPAK.Pas kontrollit, reagoi kryedemokrati Sali Berisha. Ky i fundit deklaroi se gjatë kontrollit që BKH ka ushtruar në zyrat e fondacionit “Harabel” të Ajola Xoxës, bashkëshortes së Veliajt, janë gjetur të fshehura 230 mijë euro. Në përgjigjen Veliaj iu drejtua Berishës, duke e quajtur atë “një hienë të xhindosur", por po ashtu paralajëmroi ankimimin që u bë në Gjykatë nga familjarët e tij. Por si në shkallën e Parë, edhe në Apelin e GJKKO-së, ankimimi për kontrollet është rrëzuar nga trupa gjykuese./ZËRI