Politikë

Legjislatura e XI-të e Kuvendit/ Betohen 138 deputetë, heqin dorë nga mandati Tom Doshi dhe Sabina Jorgo

Në këtë seancë u betuan 138 deputetë, pasi 2 të zgjedhur njoftuan se kanë hequr dorë nga mandati.

zh.ll
Legjislatura e XI-të e Kuvendit/ Betohen 138 deputetë, heqin dorë
Kuvend

TIRANË- Parlamenti hapi sot dyert për 140 deputetët e Legjislaturës së 11-të, të cilët u rikthyen në Kuvend në seancën e pasditen, ora 17:00, për t'u betuar mbi Kushtetutë. Vasil Llajo i PS-së PS, si deputeti më i vjetër, pas Sali Berishës dhe Tritan Shehut nga PD-ja, lexoi formulën e betimit, ndërsa të gjithë deputetët, njëri pas tjetrit, u ngritën në këmbë dhe bënë betimin solemn për të respektuar nen për nen Kushtetutën e Shqipërisë.

Në këtë seancë u betuan 138 deputetë, pasi 2 të zgjedhur njoftuan se kanë hequr dorë nga mandati. Kryetarja e Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve, Milva Ekonomi, bëri të ditur se pranë këtij komisioni janë depozituar dy shkresa për heqje dorë nga mandati i deputetit, konkretisht nga Tom Doshi dhe Sabina Jorgo. Sakaq, pas dorëheqjes së tyre, mandati pritet t’i kalojë dy më të votuarve në qarkun Shkodër, Besnik Brahimi dhe Shkurt Lasku.

Ndërkohë, pas betimit të deputetëve, pritet që të votohet kryetari i ri i Kuvendit. Niko Peleshi është propozuar nga mazhoranca gjatë Asamblesë Kombëtare. Votimi do të jetë i fshehtë, ndërsa opozita refuzoi të marrë pjesë në këtë proces. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se filozofia e mazhorancës socialiste është vjedhje, krim e korrupsion. “Kjo shumicë nuk ka legjitimitet për të zgjedhur Kryetarin. Ne nuk marrim pjesë fare në këtë proces”, tha Gazment Bardhi./ZËRI

Poll

MOS HUMB