Politikë

Lezha bëhet 'blu'/ PD siguron fitoren, diferencë prej 1899 votash me PS

Partia Demokratike ka përmbysur rezultatin në Lezhë duke arritur të fitojë 4 mandate në këtë Qark. 

F.I
Lezha bëhet 'blu'/ PD siguron fitoren, diferencë prej 1899
Foto ilustruese

LEZHË-Ka përfunduar numërimi në Lezhë. Partia Demokratike ka përmbysur rezultatin në Lezhë duke arritur të fitojë 4 mandate në këtë Qark. E dyta renditet Partia Socialiste me 3 mandate, duke humbur me mbi 1 mijë vota më pak.

Konkretisht PD ka siguruar 29484 vota ose 45.13 %. Partia Socialiste mori 27585 vota, duke siguruar 42.23 % të votave të përgjithshme. 

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) mban vendin e tretë me 3614 vota, që përfaqësojnë 5.53 % të totalit.

Partia Socialdemokrate (PSD) me 1791 vota, ndiqet nga Partia Koalicioni Euroatlantik me 1594 vota. 

Lezha bëhet 'blu'/ PD siguron fitoren, diferencë prej 1899
Rezultatet
Poll

MOS HUMB