TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, bëri të ditur se ndryshimet në ligjin për tubimet pritet të miratohen përmes një akti normativ të qeverisë. Balla thekson se dhuna në protesta, ka krijuar nevojën për disa instrumente të reja për ligjin dhe demokracinë.
View this post on Instagram
“Sa për ligjin për tubimin e jemi informuar nga qeveria se do formohet nga akt normativ. Akti normativ miratohet nga qeveria hyn në fuqi menjëherë dhe kërkohet nga kuvendi. Qeveria ka thënë që kemi një proces ku ishin iniciuar disa ndryshime shumë të mira që përfarojnë kuadrin tonë në atë të BE, por dhuna ka krijuar nevoja për të pasur disa instrumente të reja për të mbrojtur ligjin dhe demokracinë”, tha ai.
Balla gjithashtu iu përgjigj pyetjeve kërkesave për dorëheqjen e kryeministrit Rama, duke thënë se një gjë e tillë 'nuk ka për të ndodhur kurrë'. Kreu i grupit të PS-së përsëriti gjithashtu thirrjen për dialog me studentët, në një kohë kur kryeministri ka prezantuar paketën e re ligjore kundër dhunës.
View this post on Instagram
"Ka një propozim për dialog me studentët. Jemi ndër të pakta vende që kemi trajtim ë veçantë për studentët ekselentë dhe merr mbështetje nga shteti 600 dollarë në muaj. Studentë që vijnë nga familje në nevojë nuk paguajnë asnjë taksë dhe asnjë tarifë. Paketa e prezantuar nga kryeministër, te ligji për tubimet ku parashikohen masa për ata që dhunojnë. Dhe çdo shqiptar nuk e pranon faktin që ti dhunon dhe dëmin e dhunës e paguajnë ata që punojnë. Dorëheqja e Edi Rama nuk ka, nuk ka për të ndodhur kurrë. Nëse doni të dialogoni. Ne e pamë se si Berisha dhunoi pllakatat e 4 dëshmorëve të “21 janarit”, tha ai./ZËRI