
TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli këtë mbrëmje rreth çështjes së inceneratorëve. Rama tha në emisionin “Të Pa Ekspozuarit” se inceneratori i Sharrës administrohet nga agjenecia a aseteve të sekuestruara dhe se qeveria nuk mund të bëjë më shumë se kaq.
Pjesë nga intervista:
Ylli Rakipi: Zoti Rama, strategjia juaj për menaxhimin e mbetjeve ishin inceneratorët. Sot, ideja juaj ka prodhuar vetëm disa zyrtarë të arrestuar, por asnjë incinerator funksional. Janë paguar mbi 100 milionë euro dhe nuk ka incinerator në Tiranë.
Edi Rama: Nuk janë as 400 as 150 në realitet. Çfarë është paguar? Shërbimi. Sa i përket strategjisë, jemi ku e ku me ku ishim më parë nga pikëpamja e grumbullimit. Ajo që po të thosha, kontratat me këto struktura, kanë një çmim që është qesharak në raport me çmimin real që paguhet në çdo vend të Europës. Problematika aty, çfarë ka ndodhur midis palëve jashtë binarëve të ligjit. Këtë po heton prokuroria.
Ylli Rakipi: Ke emergjencë në Sharrë të mbetjeve. Si zgjidhet kjo?
Edi Rama: Situata vështirësohet nga fakti që Sharra është në sekuestro. Sharra administrohet…
Ylli Rakipi: Është mbyllur dera aty, mbetjet hidhën në lumenj…
Edi Rama: Jo, jo. Administrohet nga agjenecia a aseteve të sekuestruara. Ne nuk mund të bëjmë ndonjë gjë më shumë se kaq. Administrojmë atë që është aty. Duhet të ecet me investime. Duhet hequr nga duart e atyre dhe e heq gjykata, jo ne. Administrohet nga shteti. Nuk paguhen ata, pagesat bëhen për të vazhduar puna nga agjencia shtetërore.
Ylli Rakipi: Kur zgjidhet problemi i mbetjeve?
Edi Rama: Problemi i këtij hotspoti që është Sharra, është shumë i lidhur e procesin... Është diçka që edhe e kemi, edhe nuk e kemi. Tërësia e mbetjeve, është komplet botë tjetër me çfarë ishte deri dje./ZËRI