
PRISHTINË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimin e përbashkët të dy qeverive tha se Shqipëria do të eci krah për krah me Kosovën. Rama u shpreh se kërkon që Kosova të njihet nga vendet e Evropës që deri më tani kanë refuzuar t’i njohin pavarësinë, po ashtu edhe nga vetë Serbia. Kryeministri tha se pret që Kosova të ngrijë dialogun me Serbinë, teksa shtoi se normalizimi i marrëdhënieve mund të bëhet përmes dialogut me Bashkimin Evropian. Po ashtu kryeministri shtoi se gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i parregullt, dhe Partia Socialiste do t’i bashkohej nismës së Kuvendit të Kosovës për të depozituar një rezolutë.
Fjalimi i Ramës:
I nderuar Kuvend i Shqipërisë dhe Kosovës kanë kaluar pak më shumë se 10 vjet qysh se pata nderin e madh t’i adresohem kësaj salle si kryeministër i sapozgjedhur. 10 vite janë shumë pak në jetën e një kombi por shumë në jetën e një individi. Kjo dekadë ka qenë vendimtare për ne në Shqipëri, me sakrifica e mundime të mëdha, ku nuk kanë munguar as dhimbjet e fatkeqësive natyrore.
Por kur përjetoj sot habinë e vizitorëve të mrekulluar nga transformimi i Shqipërisë them ia kanë vlejtur sakrificat në të përpjetën e ndryshimeve të gjithanshme, që po e bëjnë Shqipërinë vendin europian që s’u bë dot në shumë vite. Sa kur e mendon se cfarë malesh me kohë janë tretur nuk mund të mos zgjohesh herët cdo mëngjës për të përpjekur të shtosh ngjitjen drejt majës së majës ku gjendet shtëpia e Europës së bashkuar dhe ku fëmijët e Shqipërisë dhe Kosovës më pas nuk do merren më dot kurrë peng nga e kaluara jonë e përbashkët tragjike. Një event botëror që mbledh me mijëra njerëz. Përshtypjet e misionit ishin të jashtëzakonshme për ç’ka është ndërtuar në këto 10 vite. Presim që në Samitin e Hagës, Shqipëria të shpallet zyrtarisht vend europian në 2027. Pasi do të jetë një vit që do të mbyllim negociatat. Para 10 viteve, kjo ishte një majë që nuk shihej as me dylbi. Nuk jemi më figurantë në fotografitë familjare të bashkësisë ndërkombëtare, por kemi një rol të rëndësishëm e përcaktues për rajonin tonë, i cili sot më shumë se kurrë ka një domethënie të posaçme për Europën e nesërme.
Ndërsa, vitin e ardhshëm më 16 maj do të mbahet Samiti i Komunitetit Europian në Shqipëri, ku do të presim liderat tanë nga Londra në Ankara dhe deri në Baku. Kështu Shqipëria do të jetë përsëri epiqendra e momenteve historike europiane, ndërsa dikur konsiderohej delja e zezë. Tani më nuk jemi thjesht anëtarët e dikurshëm, por kemi peshë përcaktuese për rajonin tonë.
Dëshira ime e zjarrtë, e patregueshme me fjalë, është që mos të jemi, njëri të jetë në tryezën e negociatave me BE dhe tjetri në listën e sanksioneve të BE, që sot janë një absurditet absolut. Së bashku me presdidenten, në samitin me BE dy ditë më parë, kemi këmbëmgulur me forcë që ato masa të hiqen dhe kemi siguruar që të gjitha fondet e BE, që janë penguar të lëvrohen, të mos digjen. Por duhet të jemi dorë për dorë, të bindim edhe skeptikët më të mëdhenj për njohejne Kosovës si shtet sovran. Barra duhet t’i bjerë vetëm Serbisë, asnjë gram Kosovës. Duam që Republika e Kosovës të njihet nga vendet evropiane që nuk e kanë pranuar, përfshirë nga vetë Serbia, që Kosova e ka mundur me luftë, 25 vjet më parë. 20 vjet më parë, në 2004, presidenti Ibrahim Rugova tha diçka edhe për ne sot, duke na kujtuar se “objektivat e përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë janë integrimi në BE në NATO dhe në miqësi permanente me SHBA”. E themi me bindje të plotë se shqiptarët në përgjithësi sot janë në rrugë progresi, populli më dinamik në këtë pjesë të Evropës e botës dhe kanë shansin historik të hyjnë me vlerat e tyre në familjen e madhe evropiane. Këto fjalë kaq të thjeshta janë gjithçka. Që në fakt na duhet dhe na mjafton për të mos e humbur nga sytë objektivin historik të bashkimit përfundimtar të familjen evropiane të të dy shteteve tona dhe për të mos e hequr nga mendja se këtë shans historik shqiptarët mund ta shfrytëzojnë me sukses vetëm si trimi i mirë me shokë shumë. Por ndërkohë që Shqipëria ecën me hapa të shpejtë, të pandalshëm në udhëtimin e saj për tu bashkuar me Evropën, parafytyrojeni sesa më krenar do t’i bënit gjithë shqiptarët, se çfarë vlere më të madhe do t’i jepnim emrit të shqiptarit dhe forcës së shqiptarisë kudo që jetojnë sikur në këtë udhëtim të ishim krah për krah me Kosovën, sikur edhe Kosova të shkëlqente njësoj ndërkombëtarisht duke hedhur vallen e kësaj kohe rreth shqiptarëve në një ritëm me pagëzuesit e lirisë dhe bekuesit e pavarësisë së saj, sikur në sofrën e kombeve të Ballkanit të ishim së bashku në krye të vendit si shëmbëlltyrë dinamike dhe mishërim i vlerave evropiane në këtë rajon ku jemi i vetmi komb që flet një gjuhë por aq të vjetër sa vetë gjeneza e Perëndimit.
Duam ta ndihmojmë me sa kem në dorë Kosovën por mundësitë tona, mos harroni as që krahasohen me mundësitë e miqve. Pezmatimi i tyre me Kosovën nga pengon të bëjmë sa do donim në një kohë kur të gjitha yjet e europes janë rreshtuar krah shqiptarëve. Më ndjeni ta përsëris porosinë e mikut më të madh të Kosovës, Bill Clinton që më kërkoi t’ju them miqve në kosovë se koha nuk e sjell shancin për gjithmonë por e sjell që të mos e humasin dhe ta kthejmë në arritje historike. Nuk kam dyshim se forca e këtij shteti të rim und ta shndërrojnë hartën e verdhë në yll të ri në BE, me të njëjtën gjë që ne po bëjmë me Shqipërinë. Lejomëni të ndaj këtu sot opinionin tim, tanimë të konsoliduar ku nuk kam parë dhe shumë kam mësuar nga marrëdhëniet me miqtë dhe aletatët e me jo dashamirësit tanë, se në këtë faze kaq vendimtare për të Kosova duhet ta ngrijë, ta ftohë, pa afat dialogun bilateral me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin verior duhet ta synojë përmes dialogut me BE, duke këputur kërthizën e reciprocitetit nacionalist me Serbinë dhe duke lidhur kërthizën e reciprocitetit europianist me BE. Thënë ndryshe Kosova mund ti japë familjes europaine në një kohë të shkurtër provën e vullntetit dhe të përkatësisë së vet duke përmbushut kushtet e noramlizimit me Serbinë jo për hir Serbisë, por për hir të martirëve dhe të fëmijëve të vet, dhe për hir të të bashkimit tonë kombëtar në familjen e kombeve me kryeqytet Bruksel.
Nuk rri dot pa e thënë cudinë time, se në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjë një nismë për t’iu kërkuar përmes një rezolute të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të paktën nga partitë shqiptare, të gjitha vend financuese të asaj gjykate shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi dhe për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi lidhur me këtë shqetësim. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varur nga gjykatësit. Ndoshta ky shqetësim i përhapur mund të mos qëndrojë, mund të mos qëndrojë, por nëse qëndron atëherë kjo është gjemë e madhe. Jo për ata 4 njerëz të thjeshtë, as për Republikën e Kosovës, por për vetë integritetin e drejtësisë ndërkombëtare, së cilës kjo Republikë ia dha në mirëbesim gjykimin e historisë që lindi Republikën. Prandaj nuk mund të lihet në heshtje shurdhuese që ushqehet prehja gjithfarë motivesh nga më fisniket deri te më politiket, që ajo gjëmë nëse është gjëmë ta bëjë dëmin e vet deri në fund.
Unë, dua ta dini të gjithë ju këtu dhe ata që na dëgjojnë se nëse Kuvendi i Kosovës, kurdoqoftë do të ndërmerrte nismën, për t’iu drejtuar të gjitha shteteve sponsorizuese të Gjykatës Speciale, dhe për të ndarë me to, dyshimin e arsyeshëm, për cënimin e standardeve demokratike në procesin ligjor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit dhe nëse do na kërkohej që një nisme të tillë t’i bashkohej edhe Kuvendi i Shqipërisë, nuk flas dot për të tjerët, por për forcën time politike. Partia Socialiste do të angazhohej që të njëjtën rezolutë, të votuar nga Kuvendi i Kosovës, ta depozitonte në Kuvendin e Shqipërisë. /ZËRI