Politikë

Debate në mbledhjen e Kryetarëve! Komisionet ‘pezull’, PD pa anëtarë! PS: Do nisim punën pa ju

Propozimet janë depozituar vetëm nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, pasi homologu i tij kreu i grupit demokrat Gazmend Bardhi mungonte, për shkak se u përjashtua 10 ditë.

F.I
Debate në mbledhjen e Kryetarëve! Komisionet ‘pezull’, PD
PAMJE NGA MBLEDHJA

TIRANË-Kuvendi i ri ka nisur punën dhe por Komisionet Parlamentare mbeten jo funksionale për shkak të mungesës së përfaqësuesve të opozitës. Nga 11 në total, 7 prej komisioneve do të drejtohen nga mazhoranca dhe 4 prej tyre nga opozita. Në mbledhjet e sotme në Konferencën e Kryetarëve u miratua lista e anëtarëve të komisioneve të përhershme, ndërsa munguan propozimet nga opozita.

Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, në mbledhje u bë e ditur se për të dyja pikat e rendit të ditës, propozimet janë depozituar vetëm nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, pasi homologu i tij kreu i grupit demokrat Gazmend Bardhi mungonte, për shkak se u përjashtua 10 ditë. Pas shqyrtimit në Konferencën e Kryetarëve, çështja do t’i kalojë për miratim seancës plenare të Kuvendit. 

Balla i bëri thirrje opozitës që të dorëzojë listën me emra, në të kundërt komisionet do të konsiderohen të konstituuar vetëm me shumicën parlamentare.

“Nga 3 grupet parlamentare të opozitës nuk kanë ardhur propozimet për kryesinë, 4 komisionet tepër të rëndësishme pas vendimit të kuvendit i takojnë opozitës dhe 7 nënkryetarë i takojnë opozitës, duhet domosdoshmërisht që deri ditën kur do ketë seancë, të kenë ardhur”, tha Balla.

Opozita e kundërshtoi gjatë mbledhjet, ku Agron Gjekmarkaj kërkoi anulim, pasi ende nuk është marrënjë vendim.

“Kërkova ripërtëritjen e seancës, kërkova të mblidhet Komisioni i Legjislacionit që të shihet mundësia për mocion ndaj Peleshit, të anulohen dënimet absurde të një rregulloreje absurde të kësaj mazhornace për të dënuar deputetë e opozitës dhe të mos ketë asnjë pengesë për mediat në Kuvend. Do i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese. Ne ende nuk kemi marrë një vendim, në momentin që organet e PD do kenë një vendim, ju do jeni të parët që do e merruni vesh", tha Agron Gjekmarkaj. 

Partia Demokratike caktoi drejtuesit e 4 komisioneve parlamentare që i takojnë asaj dhe nënkryetarët e atyre që drejtohen nga mazhoranca. Por, këto emra nuk janë votuar pasi selia blu nuk i dërgoi zyrtarisht në Kuvend. Nga ana tjetër, janë miratuar emrat e kryetarëve dhe zv/kryetarëve të komisioneve nga radhët e socialistëve, ndërsa me plotësimin edhe me anëtarë këto komisione bëhen plotësisht funksionale.

KOMISIONET E PS:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat - Do të drejtohet nga Milva Ekonomi
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike - Do të drejtohet nga Ulsi Manja
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes - Do të drejtohet nga Bledi Çuçi
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm - Do të drejtohet Anila Denaj
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural - Do të drejtohet Blendi Klosi 
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme - Do të drejtohet nga Igli Hasani
Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale - Do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj

KOMISIONET E PD:

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet - Do të drejtohet nga Luçiano Boci, Evis Kushi (PS) Nënkryetare
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale- Do të drejtohet nga Bardh Spahia, Eduard Shalsi (PS) Nënkryetar
Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik - Do të drejtohet nga Jorida Tabaku, Iris Luarasi  (PS)  Nënkryetare
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën - Do të drejtohet nga Ina Zhupa, Erjon Malaj (PS)  Nënkryetar

Nga ana tjetër opozita kërkon shkarkimin e Niko Peleshit për shkak të mbylljes pa debate të seancës ku do të diskutohej programi i qeverisë për 4 vitet e ardhshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB