Politikë

“Do na sillni qenin REX si ministër të brendshëm”, debate në Konferencën e Kryetarëve për shkarkimin e Peleshit

Socialistët thanë se nuk ka asnjë arsye ligjore për të ndërmarrë iniciativën për shkarkimin e Niko Peleshit

E.K
“Do na sillni qenin REX si ministër të brendshëm”,
niko peleshi

TIRANË- Është shoqëruar me debate mbledhje e sotme e Konferencës së Kryetarëve, ku demokratët kanë kërkuar shkarkimin e kreut të Kuvendit, Niko Peleshi. Ishte deputeti Agron Gjekmarkaj, ai që kërkoi nga Peleshi, mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit për të diskutuar mbi shkarkimin e tij, me pretendimin se ka shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit.

Agron Gjekmarkaj: Jeni në revansh. Sot këtu mungon kryetari i grupit të PD-së. Në vend që të krijoni kushte me urdhra politik po tentoni të asgjësoni opozitën dhe parlamentin.

Ju kryetar u shfaqet si atentator. Po minimizoni çdo hapësirë të opozitës. Ju përjashtuat opozitën nga procesi i integrimit dhe këtë e bëtë që në seancën e parë.

Në seancën e dytë ku nuk donit të shfaqnit qeverinë provokuat opozite. Ju kryetare e keni zhbërë parlamentarizmin. Opozita kërkon ripërtëritjen e seancës dhe ju duhet të mblidhni menjëherë këshillin e legjislacionit për mocion e shkarkimit tuaj. Parlamentarizmi kërkon vetëdije dhe seriozitet.

Ju nesër mund të sillni Qenin Rex e ta paraqitni si Ministër i Brendshëm që të leh për 10 minuta.

Por për socialistët, pretendimi i Partisë Demokratike nuk qëndron. Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, tha se Peleshi ka vepruar në mbështetje të rregullores së Kuvendit. 

Pas mbledhjes ku socialistët votuan kundër kërkesës për shkarkimin e Veliajt, Gjekmarkaj paralajmëroi se PD do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

“Ne do të shfrytëzojmë çdo hapësirë që jep Parlamenti për të komunikuar të vërtetën e Shqipërisë dhe për t’u përballur me këtë mazhorancë arrogante që synon të çojë opozitën në qoshe,” deklaroi Gjekmarkaj.

Ndërkohë që PD ende nuk ka marrë një vendim në lidhje me pjesëmarrjen në Komisionet Parlamentare, si dhe emrat që do të propozohen në përbërjen e tyre.

Ndërkohë pas mbledhjes, Balla i bëri thirrje opozitës të dërgojë në Kuvend emrat e anëtarëve të komisioneve.

“Problematikat e ngritura nga opozita, nuk qëndron asnjë prej tyre. Është histori e vjetër që përsëritet në çdo legjislaturë.

Opozita vazhdon me të njëjtat huqe, megjithatë sot është diskutuar edhe për këtë çështje ku është bërë e qartë nga ana e kryetarit të Kuvendit që ka autorizuar thirrjen e këshillit të legjislacionit”-tha Balla.

Në dokumentin e firmosur nga të paktën 28 deputetë të opozitës, PD e akuzon Peleshin për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, si dhe për sjellje të njëanshme politike në drejtimin e punimeve parlamentare, në favor të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama.

Sipas PD-së, në seancat plenare të datës 16 dhe 18 shtator 2025, Kryetari i Kuvendit ka shkelur rregullat procedurale dhe ka mohuar në mënyrë të përsëritur të drejtat e deputetëve të opozitës, përfshirë të drejtën e fjalës dhe të drejtën për debat. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB