Politikë

Më 1 korrik, PD mbledh Këshillin Kombëtar, zgjidhet kryetari dhe Kryesia e re

Partia Demokratike do të zhvillojë më 1 korrik mbledhjen konstituive të Këshillit të ri Kombëtar, rreth një muaj pas përfundimit të procesit për zgjedhjen e anëtarëve të këtij organi.

M.K.

 

Më 1 korrik, PD mbledh Këshillin Kombëtar, zgjidhet kryetari dhe
Selia e PD

TIRANË-Partia Demokratike do të zhvillojë më 1 korrik mbledhjen konstituive të Këshillit të ri Kombëtar, rreth një muaj pas përfundimit të procesit për zgjedhjen e anëtarëve të këtij organi.

Gjatë kësaj mbledhjeje pritet të zgjidhen kryetari i Këshillit Kombëtar, si edhe përbërja e re e Kryesisë së partisë, duke shënuar një tjetër etapë në procesin e riorganizimit të strukturave drejtuese të PD-së.

Kryetari aktual i PD-së Sali Berisha ka deklaruar më herët se shtyrja e mbledhjes lidhej me punimet e rikonstruksionit të sallës së mbledhjeve në selinë qendrore të Partisë Demokratike.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar dhe zgjedhja e drejtuese vijnë në vijim të vendimeve të marra në Kuvendin Kombëtar të 30 majit, në kuadër të procesit të riorganizimit dhe ripërtëritjes së Partisë Demokratike.

Poll

MOS HUMB