Politikë

Ndarja e Wizard Liz! Veliaj nga qelia nuk i shpëton trendit: Landon nuk është i mirëpritur në stadiumin “Selman Stërmasi”

Lajmi nuk i ka shpëtuar as kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili duket se edhe nga qelia është një ndjekës i rregullt i trendeve më të fundit në rrjetin social Tik Tok. 

F.I
Ndarja e Wizard Liz! Veliaj nga qelia nuk i shpëton trendit: Landon nuk
Wizard Liz, Erion Veliaj dhe Landon Nickerson

TIRANË- Rrjeti po 'zien' pas ndarjes së influenceres së famshme Wizard Liz dhe Landon Nickerson, pasi ky i fundit e tradhtonte ndërsa është shtatzënë në muajin e katërt. Lajmi nuk i ka shpëtuar as kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili duket se edhe nga qelia është një ndjekës i rregullt i trendeve më të fundit në rrjetin social Tik Tok. 

Kryebashkiaku ka postuar në rrjet një video nga projekti i ri i stadiumit “Selman Stërmasi”, por në ambjentet e reja përjashton  Landon Nickerson. Veliaj ka ndarë pamjet e projektit me mbishkrimin: Landon Nickerson nuk është i mirëpritur në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Postimi i Erion Veliajt:

Kur e filluam këtë detyrë, stadiumi “Selman Stërmasi” ishte një parkim i madh autobusësh, një vend ku shiteshin makina të përdorura. Ky ishte imazhi ynë në atë kohë dhe fatkeqësisht, sytë na ishin mësuar me të shëmtuarën. Të njëjtën pamje gjetëm edhe te stadiumi “Qemal Stafa” - aty ishte ndoshta gomisteria më e madhe në Shqipëri, ku ndërroheshin përdita goma makinash dhe vaj-filtra. Sot “Arena Kombëtare” është një super stadium , ku për pak ditë luhet ndeshja kundër Serbisë, i cili ka pritur edhe një finale të Conference League. Por, gjithashtu është edhe një qendër e madhe IT, ka një stacion të rëndësishëm të radios, restorante, kafene, një hapësirë plot jetë, që gëlon nga aktivitetet. Tani shikoni pak projektin e ri që kemi gati për “Selman Stërmasin”. Një xhevahir i ideuar nga një prej studiove më prestigjoze të arkitekturës në botë, OMA, i cili nuk do të jetë vetëm dhe thjesht një stadium, por shumë më shumë se aq - një vizion për të ardhmen e qytetit dhe një kapitull i ri për SK Tiranën. Për mua është një ëndërr që po bëhet realitet, të cilën e kam dashur që ditën e parë të punës në Bashkinë e Tiranës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

YouTuber-ja Wizard Liz zbuloi se çifti ishte ndarë si rezultat i një mesazhi sekret në aplikacionin ‘Snapchat’, ku Landon kishte folur me një grua, që rezultoi më pas të ishte një fanse. Gruaja më pas i rrëfeu për bisedat shoqes së Lizit, gjë që çoi në ndarje. Nickerson pranoi se kishte bërë një gabim të madh, por tha se e tëra çfarë bëri ishte vetëm ‘disa minuta mesazhe’.

Poll

MOS HUMB