Politikë

Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: Jo më në qeli gratë shtatzënë dhe nënat me fëmijë nën 6-vjeç

Kryeministri Edi Rama deklaroi se një nga ndryshimet e parashikuara lidhet me mbrojtjen e personave në gjendje të cenueshme.

zh.ll
Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: Jo më në qeli gratë
edi rama

TIRANË- Është prezantuar sot drafti i ri i Kodit të Procedurës Penale, i cili parashikon një sërë ndryshimesh në mënyrën e zbatimit të masave të sigurisë.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se një nga ndryshimet e parashikuara lidhet me mbrojtjen e personave në gjendje të cenueshme. Sipas tij, gratë shtatzëna, nënat me fëmijë deri në 6-vjeç dhe baballarët apo kujdestarët e vetëm të fëmijëve nuk do të dërgohen në burg, në kushtet e përcaktuara nga ndryshimet e reja.

"Liria nuk mund të kufizohet një herë dhe të harrohet sikur nuk ekziston më. Po ashtu, paketa forcon edhe mbrojtjen e njerëzve në gjendje të cënueshme, nëna me fëmijë deri në 6-vjeç, babai ose kujdestari kur nëna nuk jeton, ose nuk ëshë në gjendje të kujdeset, personat mbi 70-vjeç, të sëmurë rëndë, nuk mund të trajtohen më sikur rrethanat e tyre njerëzore të mos ekzistojnë.", thotë Rama. 

Poll

MOS HUMB