Politikë

Ndryshimet në qeveri, Rama: Ishin të parapara! Ballukun s’e shkarkoja në një situatë tjetër

Kreu i qeverisë lëvizjet nëpër ministri i cilësoi si një qasje të re, ndërsa lidhur me zv.kryeministren Belnda Balluku deklaroi se nuk do ta shkarkonte në një situatë tjetër.

F.I
Ndryshimet në qeveri, Rama: Ishin të parapara! Ballukun s’e
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në podkastin 'Flasim' ka reaguar për herë të parë lidhur me ndryshimet që ndërmorri në qeveri. Kreu i qeverisë lëvizjet nëpër ministri i cilësoi si një qasje të re, ndërsa lidhur me zv.kryeministren Belnda Balluku deklaroi se nuk do ta shkarkonte në një situatë tjetër. Rama shtoi se lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e saj do të fliste pas raportit të Këshillit të Mandateve.

Edi RamaKëtë javë u zhvillua mbledhja e zgjeruar mujore e grupit parlamentar socialist ku u bë një diskutim i detajuar nga deputetët mbi ecurinë e punës në një sërë sektorësh për të cilët raportuan ministrat përkatës. Po ashtu, në mbledhjen e zgjeruar mujore të grupit, unë fola për raportet midis politikës dhe drejtësisë, në një fazë kur shumëçka pozitive është arritur, por kur shumëçka tjetër kërkon adresim dhe për të gjithë ata që janë të interesuar mund t’i kthehen fjalës time në po këtë faqe, në ditën kur u mbajt mbledhja e zgjeruar mujore e grupit faktikisht, të enjten e shkuar. Ndërkohë po aty, unë ndava me deputetet dhe deputetët edhe planin e ndryshimeve në qeveri, të cilat janë ndryshime që shkojnë në atë që unë e kam konsideruar si një qasje e re në këtë aspekt dhe për të cilën kam folur, qysh në fjalën e drejtuar Asamblesë Kombëtare në krye të punëve të këtij mandati, duke bërë edhe krahasimin, mes ndryshimeve në një skuadër futbolli me ato në një skuadër basketbolli. Kështu që, në këtë aspekt ndryshimet ishin të parapara, por natyrisht që nëse rrethanat do të kishin qenë të ndryshme, nuk do të kishte ndryshuar për rezultatet e jashtëzakonshme në punë, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë që aktualisht në bazë të mbledhjes së zgjeruar të grupit dhe të planit të ri të kompozimit të qeverisë, është ish Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. Por gjithsesi për këtë temë, fola pak në mbledhjen e grupit dhe rezervova dhe më mbetet e rezervuar e drejta që të flas në mënyrë më shterruese, pasi të kem lexuar edhe raportin e Këshillit të Mandateve.

Rama prezantoi një riorganizim të kabinetit qeveritar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar mbajtur më 26 shkurt. Nga kabineti u larguan tre emra të njohur: Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu, të cilët nuk do të mbajnë asnjë post të ri ekzekutiv. Ristrukturimi përfshiu Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin, si dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe atë të Mbrojtjes. 

Largimet dhe zëvendësimet:

Ikën Belinda Balluku- zëvendësohet nga Albana Koçiu

Besfort Lamallari-Minister i Brendshëm- zëvendeson Albana Koçiun

Toni Gogu- Ministër Drejtësie- zëvendëson Besfort Lamallarin

Ferit Hoxha- Minister i Jashtem- ikën Elisa Spiropali

Enea Karakaçi-Ministër Infrastrukture dhe Energjitike-zevendëson Belinda Ballukun

Ermal Nufi - Ministër i Mbrojtjes- ikën Pirro Vengu

Eriona Ismaili-Ministër për Marrëdheniet me Parlamentin-Zëvendeson Toni Gogun

Poll

MOS HUMB