Politikë

Protesta e PD, reagon Edi Rama: Shqipëria kundër mullahëve të Teheranit, ndërkohë opozita kundër Tiranës (FOTO)

Përmes një postimi në platformën "X", Rama ka përdorur një ton kritik dhe ironik ndaj mënyrës si po zhvillohet protesta.

zh.ll
Protesta e PD, reagon Edi Rama: Shqipëria kundër mullahëve
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar publikisht për protestat e opozitës që po zhvillohet në rrugët e kryeqytetit. Përmes një postimi në platformën "X", Rama ka përdorur një ton kritik dhe ironik ndaj mënyrës si po zhvillohet protesta. Kreu i qeverisë ka ironizuar opozitën, teksa ka ndarë foto nga sulmet në Iran dhe një foto nga protesta dhe një kosh që digjet pas molotovëve. 

"Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës", shkruan Rama.

Opozita po zhvillon protestën e radhës kombëtare. Ndryshe nga herët e tjera, pa fjalime, opozita ka protestuar duke marshuar nëpër kryeqytetet. Marshimi zhvillohet në disa prej institucioneve, ndërsa nuk kanë munguar shpërthimet me molotovë dhe incidentet. /ZËRI

Poll

MOS HUMB