Politikë

Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër: Lajmet për bojkot janë f*ck news

Canaj shprehet se universiteti ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër nuk e njeh sindikatën dhe raportimet për bojkot janë të pavërteta, duke i cilësuar si “f*ck news”.

F.I

Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej” në

GJIROKASTËR-Rektori i Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, Jaho Cana ka reaguar pas bojkotit të mësimdhënies në ë gjitha universitetet publike tëvendit, nismë e ndërmarrë nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH). Në deklaratën e tij Canaj shprehet se universiteti ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër nuk e njeh sindikatën dhe raportimet për bojkot janë të pavërteta, duke i cilësuar si “f*ck news”.

“Universiteti ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër nuk e njeh sindikatën, lajmet janë f*ck news”, është shprehur rektori.

Jaho Cana: Dua të theksoj se situata në universitetetin "Eqerem Çabej” është mjaft e qetë. Vazhdon normalisht puna dhe dua të përgënjeshtroj disa lajme që janë përhapur në disa media se në universitetin "Eqerem Çabej” studentët kanë bojkotuar mësimin dhe janë në protestë. Qyteti është mjaft i qetë. Auditoret janë me studentë, pedagogët janë të gjithë në punë dhe asgjë nuk është e vërtëtë nga ato që thuhen. Natyrisht unë si rektor e mbështes çdo lëvizje studentore, jam dakort që kushdo të ketë të drejtën kushtetuese për të protestuar dhe për të shprehur opinonet e tyre. Por ne nuk kemi asnjë indicje për të bojkotuar mësimin, kjo ka ardhur nga mediat ku një sindikatë ka bërë thirrje për të bojkotuar mësimin në Gjirokastër. Janë thjesht një f’ck news’. As nuk e di fare që ka një strukturë, dje e kam marrë vesh, nuk e njohim këtë strukturë.

Poll

MOS HUMB