Politikë

"Një nga turpet më të mëdha në historinë e Shqipërisë"/ Berisha kërkesë Peleshit: Rikthe seancën

Kreu i demokratëve Sali Berisha ka kërkuar mbajtjen e seancës së kaluar që zgjati vetëm 25 minuta, ku programi qeversisës i kabinetit të ri u votua pa debat.

zh.ll
"Një nga turpet më të mëdha në historinë e
sali berisha

TIRANË- Në Kuvend po mbahet seanca e radhës, ku pritet miratimi i kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve të përhershme parlamentare, ndërsa nuk kanë munguar tensionet e debatet mes palëve. Kreu i demokratëve Sali Berisha ka kërkuar mbajtjen e seancës së kaluar që zgjati vetëm 25 minuta, ku programi qeversisës i kabinetit të ri u votua pa debat. Berisha e qujti seancën si një nga turpet më të mëdha të bëra në historinë e Shqipërisë. 

“Akti i vetëm që kjo seancë mund të bëjë për atë proces verbal është ta hedhë në koshin e plehrave. Do mbetet në arkivat e këtij shteti si procesverbali më i turpshëm, turp që do të mbulojë ata që zhvilluan atë seancë. Nuk mund t’ia bëje vendit këtë zoti Peleshi. Pse një grusht të papërgjegjshmish që kanë turp nga vetja kërkojnë të kalojnë programin pa transparencë e votim. Rikthe seancën, të mos e kthejë Kushtetuesja por ta kthejë Kuvendi. Kush ka frikë nga vetja lë t’ja mbathi e të ikë”, tha Berisha. 

Seanca e 18 shtatorit mbaroi brenda vetëm 25 minutash, ku qeveria e re mori votëbesimin mes kaosit dhe tensioneve të shkaktuara nga opozita./ZËRI

Poll

MOS HUMB