
TIRANË-Janë publikuar pamjet e para të kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në ambjentet e burgut '313', ku po vijon qëndrimin prej datës 21 tetor 2024. Në videon e publikuar nga gazetari Bledi Mane, Meta shihet i veshur sportiv duke bërë ecje në ambientet e burgut.
Kreu i Partisë së Lirisë u vu në pranga më 21 tetor teksa po kthehej nga Kosova. Ai kishte planifikuar të mbërrinte në selinë e Partisë së Lirisë ku do të mbante një konferencë me gazetarët, por në hyrje të Tiranës, u ndalua nga efektivët e policisë që i vunë prangat.
Policia e Shtetit arrestoi ish-presidentin e vendit Ilir Metën, pasi ai akuzohet nga SPAK për veprat penale: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurish./ZËRI