Politikë

Pas kërkesës së Ramës, dorëhiqen dhe krerët e 6 njësive në Bashkinë e Durrësit

Sipas asaj që bën me dije Bashkia, janë dorëhequr kryetarët e 6 Njësive Administrative të Bashkisë Durrës për qytetin dhe kreu i Njësisë së Sukthit.

zh.ll
Pas kërkesës së Ramës, dorëhiqen dhe krerët e 6
Bashkia e Durrësit

DURRËS- Bashkia e Durrësit ka njoftuar se vijon procesi i emërimit të drejtorëve të dorëhequr. Sipas asaj që bën me dije Bashkia, janë dorëhequr kryetarët e 6 Njësive Administrative të Bashkisë Durrës për qytetin dhe kreu i Njësisë së Sukthit. Bashkia ka konfirmuar dorëheqjet dhe zëvendësimin nga 7 emra të tinj në detyrë, teksa vetë ky institucion ka publikuar edhe emrat. 

Njoftimi i Bashkisë së Durrësit:

“Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se administratorët e njësive administrative të qytetit të Durrësit kanë dhënë dorëheqjet dhe janë zëvendësuar. Administratorët e sapoemëruar në njësitë administrative të qytetit të Durrësit dhe njësisë administrative Sukth janë:

-Njësia Administrative Sukth – Erjon Xhili

-Njësia Administrative Nr.1 – Pranvera Gagani

-Njësia Administrative Nr. 2 – Alketa Veseli

-Njësia Administrative Nr. 3 – Petrit Ismailati

-Njësia Administrative Nr. 4 – Frederik Musai

-Njësia Administrative Nr. 5 – Redion Tabaku

-Njësia Administrative Nr. 6 – Agustin Ndoj

Kjo lëvizje në Bashkinë e Durrësit vjen pas shkarkimeve në Bashkinë e Vlorës dhe paralajmërimeve të Ramës. Kryeministri zhvilloi një vizitë në Bashkinë Durrës, më 8 korrik, ku kërkoi largimin e drejtuesve nga detyra./ZËRI

Poll

MOS HUMB