TIRANË- Ministrat e rinj të dekretuar dje nga Presidenti Bajram Begaj do të kryejnë betimin në një ceremoni që do të zhvillohet ditën e nesërme, në Pallatin e Brigadave. Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, ceremonia do të zhvillohet në orën 10:00, përpara Presidentit të Republikës.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama i dorëzoi presidentit propozimet për një sërë ndryshimesh në qeveri. Një riorganizimi në disa dikastere, solli 7 lëvizje në kabinet, me emërime dhe shkarkime. Ndërkohë, në seancën e sotme plenare, mazhoranca votoi me 83 vota pro ndryshimet në shtatë ministri.
Ndryshimet dhe përbërja e re e qeverisë:
Ikën Belinda Balluku- zëvendësohet nga Albana Koçiu
Besfort Lamallari - Minister i Brendshëm - zëvendeson Albana Koçiun
Toni Gogu - Ministër Drejtësie - zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha - Minister i Jashtem - ikën Elisa Spiropali
Enea Karakaçi - Ministër Infrastrukture dhe Energjitike - zëvendëson Belinda Ballukun
Ermal Nufi - Ministër i Mbrojtjes - ikën Pirro Vengu
Eriona Ismaili - Ministër për Marrëdheniet me Parlamentin - Zëvendeson Toni Gogun

