
TIRANË-Tensionet nuk kanë munguar në seancën e sotme ku deputetët u përfshinë në debat pas një propozimi të Partisë Socialiste për një ligj për falje gjobash për ndërtimet pa leje ne zonat rurale. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi që ligji të vihej në dispozicion dhe mungesa e shkresës hapi debat.
Bardhi: Nuk u njoftuam tek njoftimte në nisje të çdo seance. Nëse ju duhet kohë të uleni të mblidhni firmat s'mund ta trajtoni si dyqan personal kuvendi, silleni sipas rregullores këtë propozim, njoftojeni në seancë sa më parë. S’mund të njoftohet një kërkesë në fund të seancës dhe respektoni rregulloren.
Spiropali: Mos abuzoni, është kërkesë e 40 deputetëve.
Bardhi: Silleni ku e keni.
Spiropali: I lutem sekretarisë sillni kërkesën e 40 deputetëve.
Bardhi: Ku e keni kërkesën, tregojeni,
Spiropali: Mos bëni teatër,
Gjatë një momenti tensioni Bardhi iu drejtua deputetit Erjon Braçe duke i thënë “ik pirdhu, legen”.
Bardhi: Ligjet nuk vijnë me sms, tregoje. Gënjyet Kuvendin. Po e çon tani, ke letra dhe firma me fletë të bardhe.
Ndërkohë kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali kërkoi që kjo shkresë me 40 firma të deputetëve të PS t’i vihet në dispozicion edhe deputetëve të PD./ZËRI