Politikë

“Po jua lexoj kartolinën”, Berisha nga SPAK: Skrapi dhe Altin Lala do përfundojnë si çdo vegël tjetër e diktaturave

Më tej, Berisha tha se SPAK është kthyer në një organizatë kriminale të partisë.

I.F
“Po jua lexoj kartolinën”, Berisha nga SPAK: Skrapi dhe Altin
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Nga ambientet e SPAK, Berisha tha se çdo vegël e dikakturës do të përfundojë në kosh. Më tej, Berisha tha se SPAK është kthyer në një organizatë kriminale të partisë.

“Një informacion taze, Altin Lala, i cili është i birësuar nga krimineli Ymer Lala me të paktën 1 milion euro, sepse e ekzoneroi nga akuzat për vrasje, të bëra nga dëshmitari i drejtësisë, i penduar, Luftar Reçi, i kishte dhënë urdhër OPGJ-së që në procesverbal të mos shënohet asnjë lloj vërejtje. Dhe atëherë kompromisi u arrit, firmosa dy procesverbale, dy kopje mbajtën ata, një pa vërejtje, një me vërejtje.

Atë me vërejtje se u thashë se unë pa firmosur vërejtjet dhe pa ua pa paraqitur ato qytetarëve dhe medias, nuk mund të dal nga Skapi i partisë. Shikoni çfarë turpi janë, e kanë rrethuar me policë, çfarë frikacakashësh. Ata që kanë kryer krime, ata kanë gjithmonë frikë. Çfarë po bëni ju? Asgjë nuk po bëni. Këtu në dalje po ua lexoj pak shënimin, kartolinën e mëngjesit që u dërgova krerëve të organizatës kriminale Skrapi i partisë.

“Organizata kriminale e Skrapit të partisë, e angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala, do të përfundojë, do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë”. Pra, do përfundojnë në koshin e plehrave të shoqërisë dhe historisë”, tha Berisha. /ZËRI

Poll

MOS HUMB