Politikë

"Po merrem me përfituesit'! Rama publikon foton e Hudutit krah ish-presidentit iranian: Thërret për kryengritje ndaj qeverisë

Ram apretendon se ajo kërkon hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani. 

F.I
"Po merrem me përfituesit'! Rama publikon foton e Hudutit krah
Ikballe Huduti dhe Edi Rama

TIRANË-Në vijim të reagimeve për protestën në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka ndarë dy foto të Ikballe Huduti, e cila është aktivizuar edhe në tubimet në kryeqytet kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe pakënaqësive politike. Rama shkruan se Huduti në emër të fesë predikon urrejtje, thërret për kryengritje kundër qeverisë shqiptare dhe kërkon hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani. Kreu i qeverisë ka publikuar një foto të saj me presidentin e asaj kohe Mahmoud Ahmadinejad, të cilin e cilëson si "kryeshërbëtorin famëkeq të ajatollahëve".

Edi Rama:

Mos u merr me protestuesit…
Jo, asnjëherë me protestuesit, po me përfituesit patjetër
Përfitues të turlillojshëm, shqiptarë pa din e as iman, shpirtra të korruptuar nga motive të dobëta, patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur, që në teatrin e maskave të bulevardit i ka nxjerrë paraja e huaj, këneta e vendit apo të dyja bashkë, e kthyen protestën e nisur për natyrën në një ujdhesë zvarranikësh që lëvrijnë mes të rejave e të rinjve të mbetur, duke i lëpirë e pickuar njëkohësisht dhe duke shpërndarë në çdo drejtim helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
Shikojini vetë dy fotot. Është i njëjti personazh i ardhur me karvanin e “diasporës” së shtirur, që në emër të Allahut predikon urrejtje, thërret për kryengritje ndaj qeverisë së Shqipërisë, kërkon hakmarrje ndaj Amerikës për vëllaun e vrarë, kasapin e regjimit të Teheranit, gjeneralin famëkeq Kasem Sulejmani. Dhe po, personazhi në krah të saj është Ahmedinegjadi dora vetë, kryeshërbëtori famëkeq i ajatollahëve të errësirës.

Poll

MOS HUMB