Politikë

Presidenti i Emirateve të Bashkuara vjen sot në Tiranë, Rama: Vizitë speciale!

Rama tha se kjo vizitë vjen si rezultat i një miqësie shumë të sinqertë dhe të fortë mes dy vendeve

F.I
Presidenti i Emirateve të Bashkuara vjen sot në Tiranë, Rama:
Edi Rama dhe Mohammed Bin Zayed Al Nahyan

TIRANË-Sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin ditën e sotme në Tiranë për vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Në një deklaratë të bërë dje, Rama tha se kjo vizitë vjen si rezultat i një miqësie shumë të sinqertë dhe të fortë mes dy vendeve, të cilën e ushqejnë interesat e përbashkëta dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm.

“Vizita e presidentit të Emirateve dhe njërit prej udhëheqësve më të respektuar të botës së sotme shënjon një gur të rëndësishëm kilometrik dhe të një partneriteti që është forcuar shumë kohët e fundit. Miku ynë i çmuar vjen me një delegacion të nivelit të lartë, për të vendosur të tjera piketa, në rrugën e një partneriteti që bazohet tek interesat e përbashkëta, por ushqehet nga një miqësi shumë e sinqertë shtetërore por edhe personale. Jam shumë krenar që Shqipëria mirëpret miq si sheiku Mohammed Bin Al Zayed, diçka që deri pak vite më parë as nuk mund të imagjinohej!,"-u shpreh Rama.

Kryeministri Rama tha se Sheiku Mohammed Bin Zayed Al Nahyan nxiti marrëveshjen për portin turistik të Durrësit, si dhe ishte kyç në marrëveshjen trepalëshe me Italinë për investimin strategjik për lidhjen nënujore energjetike.

Vizita e presidentit ka në fokus realizimin e disa projekteve të mëdha, përfshirë monitorimin e rrugëve dhe shkollave me teknologji të avancuar, si dhe krijimin e një ndërmarrjeje të përbashkët për letrat me vlerë./ZËRI

Poll

MOS HUMB