Politikë

Votimi/ Kreu i KQZ: 4 qendra pa operatorë të identifikimit elektroni

Kryekomisioneri raporton se janë 5% e qendrave të votimit ku është raportuar se ka pasur tension mes anëtarëve të komisionit, ku situata është stabilizuar me ndërhyrjen e KQZ.

F.I
Votimi/ Kreu i KQZ: 4 qendra pa operatorë të identifikimit elektroni
Ilirjan Celibashi

TIRANË-Kreu i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka dalë në një konferencë për mediat duke sjellë një panoramë të përgjithshmë të situatës aktuale të procesit të votimit në të gjitha qarqet e vendit.

Celibashi u shpreh se nga përpunimi i informacioneve rezulton se janë 8% e qendrave të votimit që janë hapur me vonesë. Ndër të tjera kryekomisioneri raporton se janë 5% e qendrave të votimit ku është raportuar se ka pasur tension mes anëtarëve të komisionit, ku situata është stabilizuar me ndërhyrjen e KQZ.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi: Janë disa problematika që lidhen me organizimin, siç është mungesa e operatorëve në Dropull. Megjithatë, votimi po vijon normalisht. Kemi pasur raportime nga të dyja krahët politikë për prani të kandidatëve në qendrat e votimit. Disa kanë shfaqur dëshirë të vëzhgojnë procesin, pa e ditur ndalimin ligjor. Kandidatët nuk mund të jenë vëzhgues gjatë votimit – kjo e drejtë u takon vetëm gjatë numërimit. Janë 8% e qendrave që janë hapur me vonesë, ndërmjet orës 7 deri në orën 8. Për 5% të qendrave të votimit, rezulton se nuk kanë qenë të pranishëm të 7 anëtarët. Vlen të theksohet se në momentin kur procesi i votimit është hapur, kanë qenë prezentë vëzhgues të ndryshëm. 5% të QV kemi patur raportime për tensione në momentin e hapjes ndërmjet anëtarëve, që kanë shkaktuar vonesa. Ka ndërhyrë KQZ dhe situata është stabilizuar. Kemi një raportim që lidhet me personat me aftësi të kufizuara, janë rreth 21% të rasteve. Nuk janë asistuar sipas procedurave të Kodit Zgjedhor. Pasi ka filluar procesi, kemi patur 6% të QV ndërprerje të procesit për arsye logjistike, por situata më pas është normalizuar. Kemi një raportim që në 5% të QV kemi një mosrespektim të distancës prej 150 m, të individëve që kanë përfunduar procesin e votimit. Sa i përket identifikimit elektronik, janë 4 qendra pa operatorë. Janë në zonën e Dropullit. 

Sa i përket votës së diasporës, Celibashi njoftoi se deri më tani kanë mbërritur 185.679 zarfe në KQZ, ndërsa numri pritet të shkojë në rreth 200 mijë. Celibashi theksoi se një pjesë e zarfeve rreth 2.500 janë konsideruar të parregullta në aspektin formal, por do t’i nënshtrohen shqyrtimit nga komisionet përkatëse.

Celibashi: 185. 679 zarfe të mbërritur në KQZ, në fakt ky numër është pak më i madh. 2.500 zarfe janë administruar në kutinë e posaçme, kur kanë mbërrutur në KQZ janë konsideruar si të parregullta nga pikëpamja formale, por do t’i nënshtrohen vlerësimit nga komisionet. Sot është dita e fundit e dërgesave të zarfeve, jemi dakorduar me DHL që mbërritja të mos jetë më vonë se ora 5, që të gjitha të marrin vulën e hyrjes para orës 19:00. Parashikoj se do të shkojë në 200 mijë numri i zarfeve nga diaspora.

Poll

MOS HUMB