Politikë

"Protesta ka marrë për kot!" Rama ndan mesazhin e të riut 'armik' politik: S'ju kam votuar kurrë, por...

Megjithatë, i riu shpreh shqetësimin për zhvillimet e fundit dhe protestat, të cilat sipas tij, kanë devijuar nga qëllimi fillestar.

zh.ll
"Protesta ka marrë për kot!" Rama ndan mesazhin e të
foto e postuar nga kryeministri: qytetari-edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh të një qytetari lidhur me protestën dhe zhvillimet e fundit në vend. Në një postim në rrjete sociale, Rama ndan mesazhin e qytetarin, ku ky i fundit thotë se nuk e ka votuar asnjëherë e madje ka dhe kritika ndaj tij.

Megjithatë, i riu shpreh shqetësimin për zhvillimet e fundit dhe protestat, të cilat sipas tij, kanë devijuar nga qëllimi fillestar. Postimi i plotë i Ramës përfshin edhe mesazhin e plotë të qytetarit, ku ai i kërkon kryeministrit një sinjal që mesazhi i tij është lexuar.

Postimi i plotë i Ramës:

Dhe e mora Amarildon t’ia jap sinjalin që kërkoi në fund të mesazhit të tij

“Pershendetje Z. Rama
Uroj qe ky mesazh t’ju gjeje mire nga nje i ri i ketij vendi.
Po ju prezantohem , Amarildo Kaçaniku, armik i juaji (armik politik sigurisht).
Nuk ju kam votuar kurre dhe kam ne mendje 1 milion e 1 kritika per ju. POR
Kjo protesta sic edhe ju e dini, ka marre per kot dhe as mua njejte si ju spo me pelqen fare, pasi qartazi per nje njeri qe mundohet te kuptoj shkakun qe e sjell pasojen, duket qe turma po perdoret per arsye te tjera dhe jo per te miren e Republikes tone!
Shteti i se drejtes nuk behet ne nje dite, as nje muaj e as nje vit, dhe kte e di mire pasi nga profesioni jam jurist.
Shpresoj qe kjo idiotesi te ndaloj pa sjell ndonje destabilitet , pasi e di fort mire qe historia ka treguar qe ajo qe shitet me zhurme te madhe si shpetim dhe shprese me probabilitet te larte sjell nje te keqe me te madhe.
Nga ana tjeter shpresoj dhe uroj qe ju ta kaloni kete dallge qe po ju vjen nga jashte!
Kur e gjitha kjo te mbaroje (ketu te dergoj edhe urimet e mia qe kjo situate te mbaroje nje ore e me pare), kujtoje “armikun” qe mund ta besh mik per te miren e Shqiperise
Me respekt
Amarildo Kaçaniku
PS: Do te me behej qejfi tme linit nje sinjal qe ky mesazh u lexua nga ju

Poll

MOS HUMB