
Kryeministri Edi Rama u prit me protesta në Londër ku po zhvillon takimin e tij të radhës me diasporën shqiptare. Ai i quajti protestuesit një “grusht të verbërish” tek dera.
"Të dashur qytetarë të Mbretërisë së Bashkuar, motra dhe vëllezër. Faleminderit. Mbase nuk më takon mua, por duke qene se u bëra unë shkak që ju të vini këtu në një ditë pushimi, dua t’ju kërkoj ndjesë për një grusht të verbërish aty te dera, të nxitur nga një grusht të verbërish në Tiranë, kishin marrë me vete librin e shtëpisë sonë dhe bërtisnin.
Unë kam besim që kjo ndasi e vjetër është drejt fundit të saj. Po vija sot dhe po bëja gati fjalët që do ndaja me ju dhe mu kujtuan fjalët e britanikes, ish-ministre e brendshme e këtij vendi përpara një viti dhe më detyrojnë që të kujtoj që përpara disa ditësh këtu erdhi këtu për një takim partia tjetër, që nxit akte antishqiptare në një tokë të huaj…
Kishin çuar një ftesë për ambasadorin tonë dhe ai ishte i gatshëm por ata nuk u bën të gjallë.
Për tu kthyer te biseda, para disa vitesh, ajo zonja doli në parlamentin britanik dhe tha që ça po ndodhte në këtë vend me shqiptarët ishte një pushtim. Na bëri pushtues, a thua se kishim ardhur për të kërkuar kokën e Mbretëreshës", tha Rama. /ZËRI