
KORÇË- Kryesocialisti Edi Rama ka bërë prezantimin e ministres më të re të kabinetit qeveritar. Në një takim nga Korça, Rama është ndalur të kandidatja për deputete në zonën e Delvinës, Ina Majko. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se nëse socialistët do të marrin një mandat tjetër, Majko edhe nëse nuk do të zgjidhet deputete do jetë pjesë e qeverisë.
"Ne kemi nevojë të bëjmë më shumë edhe për të gjitha shërbimet shëndetësore për gratë, edhe për nxitjen e punësimit të grave, edhe për nxitjen e pjesëmarrjes së vajzave ta talentuara në programet e financimit të Start up-eve. Numri i tyre po rritet në mënyrë të vazhdueshme. Edhe për nënat rome, për fëmijët e tyre duhet të bëjmë më shumë.
Sot japim 3500 bursa për fëmijë që vijnë nga familje në ndihmë ekonomike dhe për shumë prej tyre që vijnë nga familje egjiptiane dhe rome dhe unë jam shumë krenar që për herë të parë PS bëhet promotore e një kandidature nga komuniteti rom, një vajzë nga Delvina, e shkëlqyer, e cila përfaqëson gratë dhe vajzat e margjinalizuara, e cila, jo vetëm që mund të jetë një zë shumë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë, por të jeni të sigurta që në rast se nuk do jetë në Kuvendin e Shqipërisë patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë mandatit të ardhshëm,"-tha Rama në fjalën e tij./ZËRI