Politikë

Garën e listës së hapur në PS, Xhafaj: Duhet të kujdesemi që të mos shkohet në pikën e “vlimit”

Fatmir Xhafaj tha se e sheh në dy tablo fushatën, nisur nga “lufta” brenda partive, për të siguruar votat dhe përballja me kundërshtarin.

k.m.
Garën e listës së hapur në PS, Xhafaj: Duhet të
Fatmir Xhafaj

TIRANË- Kandidati i Partisë Socialiste për deputet në Qarkun e Tiranës, Fatmir Xhafaj ka folur për garën e tij për të marrë një mandat nga lista e hapur ku është vendosur. Në një intervistë për "Kjo Javë", Xhafaj tha se e sheh në dy tablo fushatën, nisur nga “lufta” brenda partive, për të siguruar votat dhe përballja me kundërshtarin. Sipas tij, tension ka dhe ky është një zhvillim normal dhe i pritshëm me çdo ditë që kalon dhe zgjedhjet afrohen. 

Por e dha edhe një këshillë! Ai iu drejtua kolegëve duke u kërkuar që mes garës të mbizotërojë etika.

“PS është e fortë dhe e suksesshme sepse në të gjithë këto vite ka arritur të harmonizojë më mirë grupmoshat brenda saj të 4 gjeneratave. Dikur kishim 3 gjenerata, sot janë 4 për shkak të uljes së moshës së aktivizimit politik. PS i ka harmonizuar dhe unë besoj se sa kohë që do të vazhdojë ta bëjë mirë, do të jetë e fortë dhe e suksesshme në betejat e elektorale. Të them që nuk ka tension do të ishte e gabuar. Vetë gara ka brenda tensionin sepse është konkurrim, kjo është normale. Kjo është një eksperiencë e parë por besoj se do të duhet që në të ardhmen të ketë disa rregulla të qarta për konkurrimin e brendshëm sepse nëse këto tensione shkojnë në një pikë të lartë vlimi këto mund të kenë pasoja në të ardhmen për kohezionin e brendshëm të forcës politike. Duke e konsideruar një gjë shumë pozitive konkurrimin brenda nesh dhe marrëdhënien që krijohet me qytetarët në saj të këtij konkurrimi duke i konsideruar këto vlera të dobishme, duhet të kujdesemi që i gjithë ky konkurrim të mos çojë në thyerje të kohezionit dhe etikës të një gare konkurruese midis nesh. Unë besoj se nëse do të kishte gjëra të tilla do të ishin jo shumë të dobishme. Ka edhe një gjë tjetër, i seleksionon edhe vetë familja politike, socialistët nuk i pëlqejnë tensionet e brendshme, nuk e kanë në natyrën e tyre konfliktin e brendshëm dhe nuk i pëlqejnë njerëzit konfliktuale që duan t’ju imponohen në bindjen e tyre dhe në votën e tyre. Kandidatët që do të tentojnë të bëjnë një gjë të tillë nuk besoj se do të jenë të suksesshëm,”-tha në fjalën e tij Xhafaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB