Politikë

Rastet e pazakonta! Në Finiq votohet familjarisht, në Fushë Krujë burri kërkon të votojë për gruan, në Mirditë çifti voton bashkë

Në ditën e zgjedhjeve, ka dhe të tilla raste.

F.m
Rastet e pazakonta! Në Finiq votohet familjarisht, në Fushë
Foto Ilustruese

TIRANË- Procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare është në vijim, por nuk kanë munguar as rastet e pazakonta. Në qendrën numër 1302/00 në Fushë Krujë, një qytetar ka kërkuar të votojë edhe për bashkëshorten. Kjo qendër votimi ka në total 754 votues. Edhe në fshatin Finiq, disa familjarë janë parë duke hyrë së bashku në Qendrën e Votimit (QV).

Ndërkohë edhe në Mirditë një çift të moshuarish kanë votuar së bashku. Burri është shprehur para komisionerëve se gruaja e tij ka probleme me shikimin./ZËRI

Poll

MOS HUMB