Politikë

'SPAK të hetojë'/ PD: Deputetja e PS shkeli heshtjen zgjedhore dhe përdori faqen zyrtare të Ministrisë

PD e cilëson këtë veprim si “shkelje të dyfishtë dhe flagrante të ligjit” dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga SPAK dhe institucionet përkatëse

F.I
'SPAK të hetojë'/ PD: Deputetja e PS shkeli heshtjen
Kiduina Zaka

TIRANË-Partia Demokratike ka akuzuar deputeten e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Kiduina Zaka për dy shkelje të ligjit.

Partia Demokratike: Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Kiduina Zaka konsumoi sot dy shkelje flagrante të ligjit, për të cilat organet ligjzbatuese do të duhet të reagojnë menjëherë. Përvecse gënjeu në cdo fjalë që thoshte, pasi komisionerët e Partisë Demokratike janë garantët e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Kiduina Zaka shkeli periudhën e heshtjes zgjedhore (neni 77 i Kodit Zgjedhor), duke përdorur faqen zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në shkelje flagrante të nenit 91 të Kodit Zgjedhor.

PD e cilëson këtë veprim si “shkelje të dyfishtë dhe flagrante të ligjit” dhe kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga SPAK dhe institucionet përkatëse. Në deklaratë, theksohet gjithashtu se pretendimet e Zaka-s ndaj komisionerëve të Partisë Demokratike janë të pavërteta dhe kanë si synim diskreditimin e një procesi të ndershëm zgjedhor.

Poll

MOS HUMB