Politikë

Reforma territoriale/ Rama 'zbarkon' në Korçë, shoqërohet nga djali i tij Greg Rama

Në aktivitet është i pranishëm edhe Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama

F.I
Reforma territoriale/ Rama 'zbarkon' në Korçë,
Edi Rama

KORÇË-Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Korçë, ku në teatrin “Andon Zako Çajupi” do të zhvillohet takimi në kuadër të diskutimeve për reformën territoriale. Në aktivitet është i pranishëm edhe Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama, i cili ka shoqëruar të atin gjatë vizitës në Korçë.

Takimi vjen në vijim turit të mbledhjeve me qytetarët që po zhvillohen në qarqe të ndryshme të vendit, në kuadër të diskutimit për reformën territoriale dhe organizimin e mëtejshëm të pushtetit vendor.

Sipas draftit të Reformës Territoriale 2.0, të dorëzuar në Kuvend nga Partia Socialiste, parashikohet bashkimi i Bashkisë së Maliqit me atë të Korçës. Propozimi është kundërshtuar nga banorët e Maliqit. Ky propozim pritet të jetë në fokus të diskutimeve në takimin e sotëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB