Politikë

Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës: Beteja me drejtësinë sapo ka filluar...do ta çoj deri në Strasburg!

Salianji është ndalur në një prononcim për mediat, ku ka deklaruar se brenda pak ditësh do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

zh.ll
Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e
ervin salianji

TIRANË- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, është paraqitur për herë të fundit tek shërbimi i provës, masë e cila iu dha si kush për lirimin e tij nga qelia më 8 korrik. Salianji është ndalur në një prononcim për mediat, ku ka deklaruar se brenda pak ditësh do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Më tej, ai ka theksuar se nëse çështja nuk do të trajtohet me drejtësit, pra me ndërhyje të Ramës, do ta depozitojë në Strasburg. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

“Unë jam izoluar dhe burgosur për shkak të bindjeve politike dhe për shkak të denoncimit të një personi të inkriminuar. Histori që nisi shumë vite përpara dhe nga dita në ditë të gjithë denoncimet që kam bërë në emër të PD dhe dhe të gjitha denoncimet nga PD, po faktohen duke faktuar së pari lidhjet e forta të krimit me qeverinëdhne kontrollet e gfr të krimit dhe pëfshrijen e personave në funksione më të ;larta qeveritare apo policore të drejtësisë. Pas këtij momenti, përfundimi i këtij turpi për drejtësinë, njolle turpi për drejtësinë e kapur politikisht nga Rama do ta vazhdoj këtë çështje deri në Strasburg. Dua të theksoj, se duke qenë se e kam provuar vetë edhe në kurriz që dmth të prodhohen padrejtësi nga institucionet. Do të punoj fort për interesat e qytetarëve që përballen me padrejtësi të përditshme nga institucionet e drejtësisë dhe që janë kthyer në institucione dhunuese e gjobash të përditshme. Beteja ime me drejtësinë është në rrugë e sipër, sapo ka filluar. Për pak ditë do të depozitoj në Kushtetuese dhe nëse do të ketë kontroll nga Rama, do të depozitoj në Strasburg. Jam i bindur në fitore. ", tha Salianji.

Salianji u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë për dosjen "Babale". Më 27 shtator, ish-deputeti demokrat u vetëdorëzua vullnetarisht në Polici, për t'u tranferuar më pas në burgun e Fierit, ku edhe u caktua të vuante dënimin me 1 vit heqje lirie për çështjen “Babale”. Gjyqi zgjati për disa vite për një denoncim mediatik që demokrati kishte bërë ndaj Geron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, lidhur me trafikun e drogës dhe një dënim të pakryer në Itali. Por Salianji u dënua për kallëzim të rremë. Më 8 Korrik 2025, Gjykata e Fierit vendosi lirimin me kusht të ish-deputetit pasi prokurori i çështjes dha dakordësinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB