Politikë

KONFLIKTET/ Shehaj bllokon Foltoren, debat me Bardhin, Mziun e Tabakun: Papagall! Ke rrahur demokratët

Deputeti Agron Shehaj vazhdon të mbajë bllokuar Kuvendin, edhe pas përjashtimit nga seanca plenare.

F.I
KONFLIKTET/ Shehaj bllokon Foltoren, debat me Bardhin, Mziun e Tabakun:
Xhelal Mziu, Jorida Tabaku, Gazment Bardhi dhe Agron Shehaj

TIRANË-Ka denigruar deri në fyerje dhe sherr seanca plenare në Kuvend ditën e sotme. Deputeti Agron Shehaj vijon të mbajë të bllokuar foltoren e Kuvendit edhe përse është përjashtuar nga seanca. Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ndëpreu seancën në mënyrë që Shehaj të lironte foltoren, ndërsa i kërkoi gardës të ndërhynte duke e larguar nga salla e Kuvendit. Shehaj i vendosur nuk lejoi të flasë askush në foltore, duke u ndërprerë fjalën deputetes Jorida Tabaku, Xhelal Mziut dhe kreut të grupit parlamentar Gazment Bardhit.

Konflikti me Gazment Bardhin:

Kreu i grupit paralamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i thotë Shehajt: “Çfarë do nga neve, na thuaj.”

Ndërsa i janë drejtuar njëri-tjetrit: Kush të paguan?

“Po bëhesh shërbëtor i këtyre”, i thotë Bardhi Shehajt pas ndërprerjes së seancës.

“Ti i ke rrahur demokratët, ti i ke rrahur”, dëgjohet t’i thotë Shehaj Bardhit.


Konflikti me Xhelal Ziun

Deputeti i PD, Xhelal Mziu, teksa nuk arriti të fliste dot nga foltorja pasi ishte bllokuar nga Agron Shehaj prej më shumë se një ore, shkoi të mbante fjalën nga vendi. Por përsëri u ndërpre nga Shehaj. Mziu i acaruar mori edhe shishen e ujit në përpjekje për ta hedhur. 

Mziu: Pusho papagall... (Merr shishen e ujit në dorë, por nuk e hedh, lëshon një fyerje “të q... robt” dhe vijon fjalën). Qeveri krimi dhe korrupsioni. Që përdor edhe një papagall si ky që kemi përballë aty. Kemi çmimet më të larta se BE, ia kalojmë dhe atyre... (Shehaj vijon flet nga foltorja duke bërë video)...

Spiropali: Zoti Shehaj, kini respekt! Zoti Mziu vijoni flisni nga vendi. Zoti Shehaj! Mbylleni gojën! Ju lutem zonja zv.kryeministre, mos i flisni një njeriu që ka bllokuar foltoren, është në videon e tij.

Mziu: Kjo është një regji e kurdisur nga ju, zv.kryeministrja, ai dhe gjithë patronazhistët tuaj. Është turp, ka dy orë kjo situatë kështu!

Konflikti me Jorida Tabakun

Të gjithë deputetët po flasin nga vendi për profesionet e lira, ndërsa Tabaku kërkoi që t’i jepet fjala Shehajt në mënyrë që të flasë nga foltorja. Por, Spiropali tha se është i përjashtuar dhe Shehaj ndërkohë nuk e liroi foltoren. Deputeti hyri 'live' në rrjetin social Facebook për të vazhduar fjalën e tij.

Tabaku: Të respektojmë kolegët që donin të flisnin për procedurë. 2 minuat fjalë ka kërkuar.

Spiropali: Është i përjashtuar nga seanca, nuk i përcaktoni ju rregullat.

Tabaku: Unë për këtë ligj, me shumë deputetë të PD kemi bërë betejë 1 vjeçare dhe dua të kemi një debat real. Të diskutonim për zbatimin e vendimit të Kushtetueses, do doja të flisja nga Foltorja dhe të respektojmë të gjithë të tjerët.

Spiropali: Shehaj lironi foltoren, çfarë kishit për të thënë, ia thatë mbështetësve, ai ishte qëllimi, të bënit live këtu. Po bëheni qesharakë.

Shehaj-Tabakut: Kur ty të është bllokuar fjala të kam mbrojtur.

Tabaku: Zoti Shehaj ju respektova, më lini të mbaroj.

Shehaj flet në Facebook: 1.3 miliardë euro Jorida duhet të ishe në krah me mua, jo aty Jorida duke bërë të mundur seancën. Mos vazhdoni kolegë opozitarë.

Poll

MOS HUMB