Politikë

Shqipëria në Bashkimin Europian, apo...? Zegjine Çaushi godet sërish: PS forca e vetme që e çon BE...në Shqipëri

Teksa vlerësonte rolin e Partisë Socialiste dhe fliste për rrugën europiane të vendit, deputetja u shpreh se PS është forca e vetme që çon BE në Shqipërinë, në vend që të formulone kundërtën 'Shqipërinë në BE'.

zh.ll
Shqipëria në Bashkimin Europian, apo...? Zegjine Çaushi godet
foto ilustrim: zegjine caushaj

TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, ka tërhequr vëmendjen me një nga lapsuset e saj. Më i fundit u regjistrua gjatë aktivitetit për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Fier.

Teksa vlerësonte rolin e Partisë Socialiste dhe fliste për rrugën europiane të vendit, deputetja u shpreh se PS është forca e vetme që çon BE në Shqipërinë, në vend që të formulone kundërtën 'Shqipërinë në BE'.

"Partia Socialiste forca më e madhe, forca vizionare dhe forca e vetme që e çon Bashkimin Europian në Shqipëri...Shqipërinë në Bashkimin Europian", u shreh Çaushi.

Megjithatë, kjo nuk është herë që Çaushi bën gafë në fjalimet publike. Lapsuset dhe gafat nuk kanë munguar as nga foltorja e Kuvendit, apo Komisionet ku ajo bën pjesë./ZËRI

Poll

MOS HUMB