Politikë

Skandali tek Onkologjiku/ SPAK nis marrjen në pyetje, rrëfehet Edmond Gashi: Pacientët vinin vetë tek klinika private

I pari që ka shkuar sot të dëshmojë për skandalin e spitalit Onkologjik ka qenë mjeku, Edmond Gashi.

k.m.
Skandali tek Onkologjiku/ SPAK nis marrjen në pyetje, rrëfehet Edmond
Edmond Gashi

TIRANË- Mjekët e spitalit Onkologjik kanë nisur që të merren në pyetje nga hetuesit e SPAK. I pari që ka shkuar sot të dëshmojë për skandalin e spitalit Onkologjik ka qenë mjeku, Edmond Gashi. Gjatë marrjes në pyetje nga prokurori Elvin Gokaj, Gashi mohoi akuzat se ka drejtuar pacientët në klinikën e tij private për të përfituar para. Madje shtoi se këta të fundit me dëshirë janë shfaqur në klinikën e tij “Megis” në Astir, duke theksuar se kurrë nuk ka marrë ryshfet për shërbimin që i ka dhënë pacientëve.

“Nuk kam marrë ryshfet dhe ndaj e hapa klinikën private, të shmangia mitmarrjen. Pacientët më vinin vetë te klinika. Jam mjeku që kam bërë më tepër ndërhyrje në spitalin shtetëror,”-deklaroi në fjalën e tij mjeku Gashi. 

Ndërkohë që vazhdon marrja në pyetje, SPAK është në pritje të përgjigjeve nga një sërë institucionesh lidhur me kërkesat për të dhëna e dokumentacion mbi mjekët, por edhe për pasurinë e tyre, e cila po kalon në "sitë". 

Çfarë ka ndodhur tek Onkologjiku?

Mjekët e punësuar në spitalin shtetëror "Nënë Tereza", kanë shpërdoruar detyrat, duke mos iu dhënë qytetarëve, shërbimin e nevojshëm në spitalin shtetëror, por duke i orientuar ata në spitale private, për të marrë shërbimet që kërkonin. Në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë, i cili nuk vihej në punë dhe ishte jashtë standardeve, duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit, është bërë e mundur që ky burim të zhvendoset në vendin e përcaktuar. Në kuadër të këtij procedimi është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara të kontrabanduara dhe të falsifikuara, shuma 10 000 euro, si dhe një klinikë mjekësore. Aktualisht, me urdhër të Drejtorisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” mjekët dhe koordinatori i spitalit të Onkologjikut janë pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB