TIRANË-Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në një takim në New York, në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane foli edhe për investimet e huaja në vend, duke u ndalur edhe tek protesta që po zhvillohet prej më shumë se 100 ditësh në Tiranë. Rama deklaroi se në Shqipëri do të ketë një sërë projektesh nga investitorë të huaj.
"Po përgatitemi që të hedhim në vend miliarda, jo vetëm me projektin e famshëm dhe të jashtëzakonshëm të Kushner, por edhe me projekte të tjera të mëdha. Në Shqipëri gjërat janë shumë të qarta,"-tha Rama.
Kreu i qverisë u ndal edhe në sloganin e protestës ‘Shqipëria është e shqiptarëve’, të cilin e cilësoi të turpshëm dhe të neveritshëm. Sipas Ramës, Shqipëria i përket mikut dhe duhet të ketë vend për gjithkënd që vjen në vendin tonë.
Edi Rama: Gjërat janë shumë të qarta që kemi kaluar një kohë poshtërimi, tregoheshim me gisht në Europë. Kushdo që donte të fitonte një palë zgjedhje në Europë e kishte të lehtë të tregonte shqiptarët si delja e zezë. Na duhet të bëjmë zgjedhje. Për të ëndërruar shumë më tepër ta bëjmë PBB aq ta lartë, shumë më tepër me më shumë kurajo. Pa përjashtuar në një betejë të pakuptimtë ideologjike zhvillimin dhe mbrojtjen e mjedisit pa fajësuar të huajt që vijnë e po na marrin tokën. Kam dëgjuar slogan më të neveritshëm dhe turpshëm Shqipëria u përket shqiptarëve. Nëse do ishte e njëjta gjë ku shqiptarët shkuan përtej nuk do kishim mundur të bënim asgjë. Imagjinojeni nëse Amerika do u bërtiste shqiptarët të shkojnë në shtëpi. Apo italianët grekët? Ku do ishim? Në një epokën neonaziste 4.0. jo, Shqipëria i përket Zotit dhe mikut. Është shtëpia e shqiptarit, por duhet të ketë vend për gjithkënd që bujt e vjen.