TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar nga Kuvendi për situatën e krijuar gjatë protestës jashtë Parlamentit. Kreu i Grupit Parlamentar të PD, kërkoi ndalimin e ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesve. Bardhi iu drejtua edhe deputetit socialist Taulant Balla, duke e kritikuar për shqetësimin ndaj dëmtimeve të mundshme të veshjes së tij gjatë protestës.
Në përgjigje, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i tha Bardhit se nuk e mbush dhe as nuk e kënaq dot kostumin e tij. Referuar protestës, Balla i përmendi Bardhit thirrjen e qytetarëve 'Berisha në burg'.
Gazmend Bardhi: Dua ti kërkojë policisë së shtetit që të ndalë dhunën. është blinduar Kuvendi sikur do të na rrezikojnë ne qytetarët. E ti që ke hall Taulant kostumin se e ke të shtrenjtë. Duhet të verifikojnë se ku i ke gjetur lekët për atë kostum të shtrenjtë ti Taulant. Duhet të distancohet policia nga dhuna. Në emër të kuvendit nuk e nderon ajo që po bën policia e Shtetit, Kuvend. Nuk duhet të ndihemi të rrezikuar nga kritika e qytetarëve, nga kërkesat e tyre. Duhet t’i marrim seriozisht kërkesat e qytetarëve.
Taulant Balla: Hera e parë para meje që ke ardhur para meje në seancë, meqë po flasim për frikë. Kishe ardhur që në orën 8, po pije kafe me Gonen. Tani sa i përket pjesë së kostumit, rritu sa të duash, nuk e mbush e nuk e kënaq dot kostumin tim, por është keqardhje je e madhe që PD e përfundon diskutimin në këtë pikë. Dallimi më i madh mes këtij grupi dhe këtij grupi, ky grup as ka vuajtur nga 12 qershori 1991 nga sindroma e Stokholmit, ju vuani nga sindroma ku i përdhunuari bie në dashuri me përdhunuesin. Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson dot kërkesën?
/ZËRI