Politikë

Tensione në Kuvend! PD bllokon foltoren, Elda Hoti i merr kartën Bora Muzhaqit, Nokës i hiqet fjala: S'po më kërcet

F.I
Tensione në Kuvend! PD bllokon foltoren, Elda Hoti i merr kartën Bora
pamje nga Kuvendi

TIRANË-Seanca plenare e Kuvendit është ndërprerë. Opozita blloki foltoren dhe nuk lejoji deputetët socialistë të flasin. Mes kaosit kryeparlamentari Niko Peleshi dha 5 minuta pushim.

Pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i ndërpreu fjalën Flamur Nokës, i dha fjalën nga vendi deputetes së PS, Bora Muzhaqi, por sapo ajo filloi të flasë, ligjvënësja e PD, Elda Hoti u afrua dhe i mori kartën e mikrofonit. Në këto momente ka ndërhyrë edhe Taulant Balla, i cili ka debatuar ashpër me Elda Hotin, por nuk dëgjohet se çfarë thotë.

Peleshi: Zoti Noka po ju tërheq fjalën

Noka: S’po kërcet mua se ca tërheq ti. Tërhiq ato 60 mega në Kolonjë se ato të mbajnë peng.

Taulant Balla:  Ta tregoj unë ty…

Elda Hoti: Pse kush jam unë shoqja jote…Kush je ti?!

Poll

MOS HUMB