TIRANË-Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, ka komentuar sërish protestën e studentëve në vend, ku sipas tij përshkallëzimi i dhunës ishte përgatitur për disa muaj. Rama deklaroi se dhunuesit gjatë protestës janë persona të financuar nga krimi i organizuar dhe forca të huaja. Kreu i qeverisë bëri me dije se të dhënat për futjen në Shqipëri “të maskave dhe lëndëve eksplozive”, si dhe për organizimin e grupeve të përfshira, janë në duart e Policisë së Shtetit.
Edi Rama: Përshkallëzimi është përgatitur për disa muaj. Të dhënat e futjes në Shqipëri të maskave, lëndëve eksplozive e me radhë, përmes doganave dhe nga subjekte të caktuara, janë tani në duart e policisë. Të dhënat e organizimit të grupeve si pjesë e rrjetit ANTIFA, që në emër të neokomunizmit dhe antikapitalizmit ka vendosur të futet në jetën e njerëzve përmes dhunës, janë në duart e policisë. Por në duart e Policisë së Shtetit janë edhe pjesëmarrësit, ose më saktë një pjesë e pjesëmarrësve në këtë dhunë të financuar nga krimi i organizuar dhe forca të huaja, para të ardhura nga jashtë. Padyshim, qershia mbi tortë, ose më saktë glasa mbi tortë, është PD-ja, e cila dje mori edhe autorësinë e fillimit të dhunës te Ministria e Arsimit.
View this post on Instagram