Politikë

Ukraina me kryeministër të ri! Rama uron Serhii Koretskyin: Shqipëria qëndron me popullin ukrainas

Koretskyi mori mbështetjen e 289 deputetëve, duke i hapur rrugën formimit të Qeverisë së re pas dorëheqjes së kabinetit të mëparshëm.

F.I
Ukraina me kryeministër të ri! Rama uron Serhii Koretskyin:
Edi Rama dhe Serhii Koretskyi

TIRANË-Parlamenti i Ukrainës ka miratuar më 16 korrik emërimin e Serhii Koretskyi si kryeministër të ri të vendit. Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në platformën X ka uruar homologun e tij. Rama teksa i uron sukses kreut të ri të qeverisë ukrainase, thekson se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë krah Presidentit Volodymyr Zelenskyy, qeverisë dhe popullit ukrainas në luftën për liri, sovranitet dhe një paqe të drejtë e të qëndrueshme.

Edi RamaUrime Kryeministrit Serhii Koretskyi për emërimin e tij nga Verkhovna Rada e Ukrainës. I uroj atij çdo sukses ndërsa bashkohet me Presidentin Volodymyr Zelenskyy në udhëheqjen e Ukrainës përmes njërit prej kapitujve më të vështirë në historinë e saj, me guxim, qëndrueshmëri dhe vendosmëri. Shqipëria qëndron fort me Presidentin Zelenskyy, Qeverinë e Ukrainës dhe popullin ukrainas në luftën e tyre për liri, sovranitet dhe një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Koretskyi mori mbështetjen e 289 deputetëve, duke i hapur rrugën formimit të Qeverisë së re pas dorëheqjes së kabinetit të mëparshëm.

Poll

MOS HUMB